“La La Land” nominohet për 7 çmime “Golden Globes”

auto_globes-lalaland2-master7681481620590

Muzikali “La La Land” dominoi listën e nominimeve të “Golden Globes” me shtatë të tilla, përfshirë këtu dhe kategorinë e komedisë më të mirë muzikore.

“Moolight” ishte nga ana tjetër më e preferuara me gjashtë nominime si film dramatik. “La La Land”, me regji të Damien Chazelle, sapo kishte rrëmbyer dhe tetë statueta të Critics’ Choice, e nominimet që i japin shanse të mëdha në mbrëmjen e “Golden Globe” në mbrëmjen e tetë janarit, nuk lënë jashtë atë të aktorit më të mirë për Ryan Gosling dhe aktores më të mirë në një komedi muzikore për Emma Stone.

Në kategorinë e filmit dramatik, për këto çmime luftojnë Casey Affleck, Viggo Mortensen e Denzel Washington. Tek aktoret femra, gara më e fortë është ajo mes Jessica Chastain dhe Natalie Portman.

Në ceremoninë që do të zhvillohet në janar në Beverly Hilton Hotel të Los Angelesit me Jimmy Fallon si moderator, Meryl Streep pritet të marrë një çmim karriere, ndërsa siguroi nominimin e saj të 30 të “Golden Globe”, duke thyer kështu një tjetër rekord në Hollivud.

Nominimet e sivjetshme shkelën traditën sepse erdhën me shpejt sesa ato të Screen Actors Guild, duke i bërë kështu çmimet “Golden Globes” si treguesin kryesor të asaj çfarë duhet pritur në mbrëmjen e madhe të Academy Award.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤