Mesazhi prekës i stafit pedagogjik për Noemin: Na mungon vajza e ëmbël..!

Përcillet për në banesën e fundit Noemi Preka.

Vajza 10-vjeçare e familjes Preka që humbi tre anëtarë menjëherë pas përplasjes fatale, ndërroi jetë këtë të mërkurë në spitalin e Shkodrës, ku qëndronte në koma prej pasdites së të dielës.

Në aksidentin e 18 shkurtit humbi të atin, Edmondin, motrën 5 vjeçare Ajselin dhe vëllanë më të vogël Rajan.

Edhe shokët dhe shoqet e Noemit të shkollës 9 vjeçare “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë kanë dhënë dhe një mesazh ngushëllues:

“Këto ditë, si çdo ditë më parë, fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve do i jepnin dritë anë e kënd oborrit të shkollës…

Por jo… Këto ditë, e sot më shumë se kurrë, pikëllimi na ka vërenjtur fytyrat e copëtuar zemrat… Sot, na mungon Noemi…vajza e ëmbël e klasës së katërt, nxënësja e dalluar, bija e çmuar e familjes Preka!

Pushofsh në paqe, pranë babit, motrës e vëllait, Noemi jonë! Ne si staf pedagogjik i shkollës, nuk gjejmë fjalë për të ngushëlluar familjen për këtë humbje të madhe!”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤