Po ju thinjen flokët? Dy përbërës që i keni në shtëpi janë zgjidhja për këtë problem

Është tronditëse për disa prej nesh kur ne vërejmë se ngjyra e flokëve po ndërron në gri. Si ndodh kjo? Jemi duke u plakur?

Megjthëse flokët gri janë një shenjë e moshës, shumica prej nesh mund të rregullojmë këtë gjë nëse dëshirojmë.

Është e lehtë – me vetëm një kuti boje në dyqanet e bukurisë. Sidoqoftë, disa prej nesh e urrejnë mendimin që ta përsërisin procesin muaj për muaj të ngjyrosjes së flokëve dhe gjithashtu e urrejnë t’i dëmtojnë flokët me kimikate të tilla.

Por, ka mënyra natyrore për të trajtuar flokët gri:

Thinjat në flokë mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme si hormonet e luhatshme, pirja e duhanit, stresi, ndotjet, ftohjet kronike, sinusët, çrregullimi i tiroides, kequshqyerja, kimioterapia ose melaninat e ulëta. Së pari, duhet të përpiqeni të rregulloni fillesat tuaja të argjendta duke gjetur shkakun rrënjësor dhe duke ndryshuar stilin e jetës tuaj dhe dietën.

Sidoqoftë, kur ngjyra e flokëve del jashtë kontrollit dhe ato fillojnë të marrin ngjyrë dominuese gri, ekziston një rregullim që përdorë vetëm dy përbërës natyrorë që ju ndoshta keni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit:

Vaj kokosi organik (50ml)
4 lugë çaji lëng limoni organik

Udhëzimet:

Përzieni përbërësit së bashku në një tas derisa ato janë të përziera mirë. Pastaj masazhoni përzierjen në flokët dhe kokën tuaj derisa të jetë e mbuluar plotësisht. Le të ulet për një orë para se të lani me një shampo të butë. Ju do të duhet të përsërisni këtë proces një ose dy herë në javë.

Vaji i kokosit ndihmon për të përmirësuar gjendjen e flokëve tuaj, kusht kokës suaj, për të nxitur rritjen e flokut, për të forcuar fijën e flokut, për të trajtuar flokët e dëmtuar dhe gjithashtu ndihmon në luftimin e zbokthit.

Përmbajtja e vitaminës B, vitaminës C dhe fosforit në lëng limoni gjithashtu ushqen flokët, trajton shkakun e flokëve gri dhe parandalon rënien e parakohshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤