10 vite pas vdekjes kërkohet zhvarrosja e Michael Jackson, rikthehen akuzat për abuzime seksuale

Trupi i Michael Jackson mund të zhvarroset për t’iu nënshtruar testeve të ADN-së , pas akuzave të bëra për abuzim seksual ndaj fëmijëve. Të paktën 11 persona raportohet se kanë kërkuar që trupi i mbretit të popit të nxirret nga varri dhe t’i nënshtrohet analizave gjenetike.

Radar Online, e cila ka ndërmarrë një hetim disa mujorsh ndaj Jackson-it, është shprehur pas deklaratave të ekspertëve mjeko-ligjorë, që gjurmët e lëkurës dhe thonjve kanë mbetur në trupin e tij, se: “provat e krimeve janë varrosur së bashku me të ”.

Familjarët e kanë kundërshtuar zhvarrosjen e trupit të yllit botëror, duke shtuar se askush nuk i ka lajmëruar për këtë vendim të pazakontë. “Artikulli është i mbushur me deklarata të rreme”, kanë komentuar përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Radar Online bëri të ditur pak ditë më parë se në bazë të hetimit të ndërmarrë, FBI kishte fshehur provat që dëshmonin se Michael Jackson kishte abuzuar me një djalë 13-vjeçar që vuante nga kanceri. Sipas burimeve të saj, nuk po flitet vetëm për një viktimë .

“Ai abuzonte me dhjetëra fëmijë që i merrte në fermën e tij në Neverland. Midis tyre gjendeshin edhe fëmijë që gjendeshin në karrige me rrota dhe fëmijë që vuanin nga sëmundjet terminale. Ai filloi të abuzonte me fëmijë që në adoleshencën e tij të vonë ”, ka pohuar një ndër burimet, duke risjellë kështu në vëmendje mediatike akuzat për abuzim seksual të bëra prej vitesh ndaj yllit të popit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤