1939/ Mbretëresha Geraldinë e sëmurë rëndë në Greqi, si i shpëtoi jetën Mbreti Jorgo

View Gallery
3 Photos
1939/ Mbretëresha Geraldinë e sëmurë rëndë në Greqi, si i shpëtoi jetën Mbreti Jorgo
geraldina

1939/ Mbretëresha Geraldinë e sëmurë rëndë në Greqi, si i shpëtoi jetën Mbreti Jorgo
geraldina1

1939/ Mbretëresha Geraldinë e sëmurë rëndë në Greqi, si i shpëtoi jetën Mbreti Jorgo
geraldina2

Francezja “Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me gjendjen shëndetësore të mbretëreshës Geraldinë, asokohe e strehuar në Greqi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Shëndeti i Mbretëreshës ishte përkeqësuar ndjeshëm pasi 48 orë pas lindjes ajo u detyrua të largohej bashkë me Mbretin Zog dhe bashkëpunëtorët e tyre, me zbarkimin e forcave italiane në Durrës.

Mbretëresha Geraldinë seriozisht e sëmurë

Thuhet se e kanë zënë gjatë largimit ethet e lehonisë (puerperale)

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 11 Prill.

(Nëpërmjet telefonit.)

Mbreti Zog mbërriti me mbretëreshën Geraldinë, fëmijën dhe të afërmit e tyre, në Portaria, pranë Volos, në Thesali. Sovranët shqiptarë do të qëndrojnë në Portaria derisa të përmirësohet mbretëresha Geraldinë, sepse ajo është sëmurë rëndë për shkak të lëvizjeve të shkaktuara nga largimi i saj prej Tirane, 48 orë pas lindjes. Mbretëreshën Geraldinë e kanë zënë ethet e lehonisë (puerperale).

Profesori Luros, gjinekologu më i madh (i talentuar) grek, u dërgua në shërbim të sovranes nga vetë Mbreti Jorgo i Greqisë.

Gjendja shëndetësore e mbretëreshës, e cila ishte përkeqësuar natën e kaluar, duket se është përmirësuar lehtësisht këtë mëngjes.

Le të shtojmë se Mbreti Zog i ka kërkuar Turqisë një leje qëndrimi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤