4 gjëra që nuk duhet t’i bëni më!

 

Successful

Sekreti i vërtetë për të pasur një vit të mirë nuk janë gjërat që bëjmë, por gjërat që nuk duhet të bëjmë më.

Ndoshta ju jeni ende duke menduar për arritjet që keni përcaktuar për 2019-ën. Por, sekreti i vërtetë për të pasur një vit të suksesshëm nuk janë gjërat që duhet të filloni të bëni por ato që duhet të mos bëni më.

Të jesh pasiv dhe të mos bësh asgjë është gjithnjë një tundim i madh për njerëzit. A ke një ëndërr që dëshiron të bëhet realitet? Ndoshta për të nisur një projekt, shkruar një libër, të arrish një punë të caktuar ose ndonjë arritje tjetër. Ti dëshiron të përdorësh gjithë talentin tënd për të bërë një ndryshim të madh. Por, nëse nuk je i kujdesshëm, mund të shpenzosh muaj apo edhe vite dhe kjo të mos ndodhë. Është e lehtë të ulesh në një cep duke parë botën që të kalon përpara syve ndërsa ëndrrat shteren. Kam qenë aty, e kam bërë këtë.

Kështu që përpara se të shtoni më shumë ëndrra në listën tuaj të dëshirave, mos prisni për këto katër gjëra që po ju mbajnë peng ëndrrat.

 

  1. Mos prisni kurrë për ‘kohën e duhur’.

Keni ëndërruar ndonjëherë ta vini jetën në pauzë për disa muaj, ndërsa ju përqëndroheni në gjërat që dëshironi të bëni? Edhe unë. Por jeta nuk funksionon në këtë mënyrë.

Nuk do të ketë kurrë një kohë, në të cilën të mos ndiheni ‘i zënë’, kur askush të mos kërkojë vëmendjen tuaj, kur nuk keni përgjegjësi në punë dhe shoqëri, dhe jeta në një farë mënyre të rrjedhë qetësisht. Kur John Mayer këndon: “Ndalojeni këtë tren… nuk mund ta arrij shpejtësinë e tij.”, unë mund ta kuptoj plotësisht.

Nuk do të ketë kurrë një ‘moment të duhur’. Është ok, sepse ju e bëni perfekt këtë moment kur veproni!

 

  1. Mos prisni për aprovimin e gjithkujt.

Ndoshta ëndrrat tuaja janë paksa ‘të çmendura’ apo jorealiste, por ju keni frikë të bëni përpara sepse mendoni që ndonjë person ose grup i caktuar nuk do t’i aprovojë. Më lini t’ju pyes: Pse është kaq i domosdoshëm miratimi i këtij personi për ju? Pse jeni kaq të frikësuar se mund ta zhgënjeni?

Nuk po sugjeroj se duhet të bëhemi të ashpër duke mos konsideruar ndikimin që kemi te të tjerët, por shpesh ne nuk e bëjmë mirë punën vetëm sepse është ndryshe nga ajo që ata presin.

Nuk do ta kesh kurrë miratimin e gjithkujt. Kjo është OK sepse kritikët tuaj nuk do të jenë kurrë ata që duan të të kënaqin, gjithsesi.

 

  1. Mos prisni deri sa të mund ta bëni ‘perfekt’.

Mund të ketë të bëjë me se si të luani një këngë (si përshembull: ‘Blackbird’ e Paul McCartney) të cilën shumica e kitaristëve nuk e luajnë dot mirë, ose si të publikoni vetë një libër, një blog apo të mësoni aspektet teknike të disa aftësive të tjera.

Për ata që duan të vazhdojnë të rriten, do të ketë gjithnjë diçka të re për të mësuar. Është e lehtë të heqësh dorë. E kam parë shpesh ta bëjnë këtë studentët e mi të kitarës.

Cilësia që do ju bëjë të keni sukses është qëndrimi se cilado të jetë pengesa, ju do e gjeni zgjidhjen gjithmonë.

Lajmi i mirë është se ju nuk jeni vetëm. Ka shumë njerëz që dëshirojnë dhe munden t’ju ndihmojnë kur ju duhet.

 

  1. Mos prisni deri sa të ndiheni të aftë.

Emocionet dhe frikërat njerëzore mund të bëhen izoluese. Kur kemi frikë për diçka, ndihemi të vetmuar. Ajo që është më e keqja, është t’ia pranojmë të tjerëve këtë. Unë jam këtu për ta pranuar faktin se më ndodh shpesh të frikësohem. Sa herë ju kapërceni një shkallë të rëndësishme në jetën tuaj dhe ju duhet t’i hapeni botës për këtë, mund të frikësoheni prej faktit se dikush aty jashtë mund t’a refuzojë punën tuaj. Por, nga ana tjetër atyre mund edhe t’i pëlqejë shumë!

Guximi nuk ka të bëjë me eliminimin e plotë të frikës por, me realizimin e punës pavarësisht frikës.

 

Gjejeni çfarë?!

Nuk do të ketë kurrë një kohë perfekte.

Do të jetë gjithmonë dikush që nuk do ta miratojë.

Rrallëherë, do mund ta bëni diçka në perfeksion.

Kurrë nuk do mund të shmangni ndjesinë e frikës.

 

Burimi: The Good Men Project

Përkthyer për Madame Mapo

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤