7 Këshilla për këmbë perfekte

abb26be7864c6139fac49068b573d0e0

Vera Ka ardhur e me të dhe momenti për të shkëlqyer mbi sandale e për të nxjerrë në pah këmbët e për të shijuar butësinë e rërës e detit. Si të përgatitemi për të qenë më të mirat?

 

1-Fjala kryesore: hidratim! Mbas dushit nuk duhet të harrojmë asnjëherë një sasi të bollshme kremi për këmbët (sigurisht edhe për pjesët e tjera të trupit). Me kalimin e kohës lëkura në këto zona trashet, forcohet më lehtë dhe thonjtë dobësohen.

2- Dhurojini vetes një pedikurë, një herë në muaj. Nëse doni të lini një takim në një qendër estetike, lëreni në mëngjes kur edhe vaskat e pedikurës të këmbëve janë ende të pastra. Idealja do të ishte ta bënim pedikurën në shtëpi, sigurisht duke përdorur mjetet e duhura.

3- Zbusni thembrat super të ashpra. Si i behët? Bëni skrab me gur pomik! Një këshillë tjetër? Përpara se të bini për të fjetur, vendosni një sasi glicerine tek këmbët dhe vishni çorape. Efekti është i  i  sigurt.

4- I prisni gjithmonë thonjtë në mënyrën e duhur: kurrë në formë rrumbullake, gjithmonë drejtë! Kështu mund të shmangni formimin e këndeve dhe me kalimin e kohës dhe rritjen e thonjve, futjen e tyre në mish.

5- Harruat të hiqni smaltin e thonjve të këmbëve dhe ju duken të verdhë? Merrni një gjysmë limoni dhe masazhojeni në këmbë, çdo ditë.

6- Nëse keni problem me djersitjen e këmbëve, përveçse t’i  lini të marrin frymë, në një enë me ujë të ngrohtë, vendosni disa bustina çaj të zi. Copëzat që janë në bustinën e çajit të zi kanë aftësinë të largojnë erën e keqe.

7-Dhe së fundmi, investoni në sandale dhe shapka të bëra me material që i lejon të marrin frymë, as shumë të forta por as shumë të buta, mjaftueshëm që këmba të qëndrojë rehat. Merrni parasysh se shëndeti I këmbëve është më I rëndësishëm se të jesh fashioniste, sepse këmbët lidhen me krejt organizmin tonë të brendshëm, duke parë se dhe rikthimi I venave vjen dhe si pasojë e celulitit.

 

 

1

 

3

 

 

2
4

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤