9 Modele që nuk guxojmë t’i quajmë pensioniste

4073155-Carmen1-1469626981-650-eaca6bd98d-1470070165

Shumë prej nesh mendojnë se të jesh e moshuar është një ndëshkim apo një sëmundje e pashërueshme. Nuk është kështu, aspak! Gratë në këtë artikull dëshmojnë se është e mundur të moshohesh me sharm. Janë mbi 70 vjeçare dhe janë modele. Këto zonja nuk e fshehin moshën e tyre. Ato shpërfillin stereotipat dhe thjesht jetojnë jetët e tyre në maksimum. Nëse nuk ndihesh mirë ndërsa moshohesh, ja ku i keni nëntë arsye të shkëlqyera për të lënë pas sikletin. Vetëm lexoni shembujt e këtyre Zonjave!

Lauren Hutton, 72

Gjatë karrierës, Lauren-a ka një numër rekord shërbimesh fotografike për Vogue-n ( 26) dhe nuk do të ndalet. Më 2013 –ën pozoi për tre kopertina revistash: MUSE, The Edit dhe Harper’s Bazaar. Kur ishte 61, Lauren-a pati një shërbim fotosh nudo për revistën Big— që gratë e moshuara të ishin krenare për trupat e tyre, tha ajo.

 

dafne

dafneloren

 

Jacqueline Murdock, 86

Kur ishte zonjë e re, Jacqueline-a punonte si valltare dhe as në ëndërr nuk mund ta çonte  të shfaqej në kopertinë reviste. Por siçe dimë, herët a vonë, ëndrrat realizohen. Kur ishte 82 vjeç një fashion blogger e quajtur Ari Seth Cohen e vuri re në një park qyteti dhe më pas Lanvin e ftoi për një shërbim fotosh të fushatës së tyre.

4073055-Jaklin1-1469619629-650-53ebe50ecd-1470070165

 

4072955-Jaklin2-1469619635-650-b0c4c01c0d-1470070165

 

Daphne Selfe, 86

Daphne Selfe e nisi karrierën në moshën 20 vjeçare, por pasi u bë nënë e shumë fëmijëve e la modelingun. Kur fëmijët e saj u rritën, Daphne-ja kuptoi se i mungonte pasarela dhe pyeti një agjenci modelesh për t’i gjetur një punë. Tani, sipas modeles, ajo është më e suksesshme tani sesa në rini.

4072805-Dafna7-1469623073-650-fbc437f5f6-1470070165

4073355-Dafna2-1469623819-650-c3ad2e9966-1470070165

 

Baddie Winkle, 86

Baddie-ja ndihet mjaft rehast me trupin e saj e po ashtu edhe kompania DimePiece L.A.: brand-i e ka zgjedhur për të qenë fytyra e re e koleksionit të kostumeve të banjës. Ndërsa njerëzit e moshës së saj luajnë bingo, Baddie-ja kërcen e pozon me rrobëdëshambër pranë një pishine. Lajmërimi në llogarinë e saj të Instagramit ( meqë ra fjala ka 2 milionë ndjekës) me krenari thotë: ‘Duke ju vjedhur burrin qysh prej vitit 1928’.

4073105-Badi1-1469619996-650-7a78caa719-1470070165

4073255-Badi2-1469620002-650-610faf0d54-1470070165

 

China Machado, 86

Një supermodele e cila u bë e famshme në rini dhe një muzë për Hubert Givenchy-në, China e vazhdon karrierën edhe në ditët e sotme, duke u ankuar hera herës se i duhet të vizitojë Nju Jorkun disa herë në javë për shërbime fotografike. Në një intervistë për  New York Magazine, China ka thënë se pi vodka, kurrë nuk mban dietë dhe i vetmi produkt kozmetik që përdor është sapuni Pond dhe kremi.

4073205-Cina1-1469620297-650-59b8055dd1-1470070165

 

4073405-Cina3-1469625948-650-108002f340-1470070165

 

Valerie Pan, 75

Valerie-ja ka qenë një modele në vitet ’60 dhe iu rikthye modelimit në moshën 65 vjeçare. Ajo bashkëpunon me agjenci prestigjioze modelesh në Londër dhe merr pjesë aktive në evenimentet më të mëdha të botës së modës. Në moshën 69 vjeçare, Valerie –ja pati një shërbim fotografik për fushatën reklamuese të dyqanit britanik, Debenhams.

4073605-Valeri1-1469620346-650-d3f5112e92-1470070165

4073655-Valeri2-1469620352-650-6314d8b6a9-1470070165

 

Carmen Dell’Orefice, 85

Kjo zonjë elegante është e regjistruar në Rekordet Botërore të Guinness-it si një modele pasarelash me karrierën më të gjatë. Është interesante sesi, pas shërbimit të parë fotografik, 15-vjeçares Carmen iu tha se nuk ishte aspak fotozhenike dhe ishte mirë ta rimendonte karrierën si modele. Është e qartë tani se ekspertët mund të gabohen sepse, Carmen-i ende bën foto për kopertina revistash.

4073155-Carmen1-1469626981-650-eaca6bd98d-1470070165

4073305-Carmen3-1469627006-650-ac79c37aab-1470070165

 

Gitte Lee, 81

Gitte Lee ka qenë modele e famshme në vitet ’70 , por më pas u martua. Pas 50 vitesh martese të lumtur e të qetë iu rikthye pasarelës për të shkëlqyer. N ë moshën 77 vjeçare, Gitte Lee u bë një yll i fushatës së reklamave të Céline dhe modelja e Tim Walker –itpër Vogue Italia. Më 2014 –ën u bë imazhi i katalogut të ri të H&M.

4073505-Gite1-1469625724-650-4303ab4bb1-1470070165

 

4072905-Gite2-1469625732-650-74d640c2ba-1470070165

 

Joyce Carpati, 82

Joyce-ja, një ish këngëtare operistike dhe drejtore artistike për Cosmopolitan-in Amerikan ka bërë shërbime për revista Dazed, Another Magazine dhe Guardian dhe më 2013 –ën ajo ka pozuar për fushatën e reklamës së Karen Walker –it. Kjo zonjë sharmante pretendon se sekreti kryesor për stilin jetëgjatë është eleganca.

4072855-Djois1-1469620440-650-e4d42541ee-1470070165

 

4073455-Djois2-1469620446-650-9fb48d1004-1470070165

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤