‘A do të martohesh përsëri?’ Pirro Çako vihet në siklet gjatë emisionit

Pavarësisht se ata janë të vegjël, edhe padashur mund të vënë shumë në siklet. E ndaj një gjë e ngjashme i ndodhi edhe këngëtarit Pirro Çako, i cili teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Panit’, iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve protagonist.

“Çfarë të pëlqeu të gruaja jote e parë që u ndave?” ishte një nga pyetjet ngacmuese të një prej fëmijëve që vuri në siklet kantautorin.

Ndonëse ai u përpoq që ta kalonte me sportivitet divorcin me sopranon Inva Mula, Pirro tha se, sado të mundohej t’ua shpjegonte, ata nuk do ta kuptonin, kështu që nuk e la veten aq kollaj të binte në kurth.

Por a do të martohet sërish? Kjo ishte një tjetër pyetje me spec, ndërsa Pirro iu përgjigj kuriozitetit të fëmijëve me shumë sportivitet, duke shtuar se;

“Po edhe kur je beqar, si i martuar je. Me thënë të drejtën, nuk do ishte keq, por me mendje jam shumë larg martesës”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤