Aktori i njohur: Për të marrë role, detyrohemi të humbasim peshë

Ylli i filmit “Bodyguard’, Richard Madden, ka folur hapur kundër kërkesave bezdisëse që ai dhe aktorët e tjerë përballen vazhdimisht në botën kinematografike në lidhjen me peshën e trupit.

Në një intervistë për “British Vogue”, ai u shpreh: “Kam pasur role të ndryshme ku më është kërkuar të humbas peshë dhe të shkoj në palestër.” “Nuk u ndodh vetëm femrave, por edhe meshkujve gjithashtu ”– shtoi më tej Madden.

Aktori, i cili ka luajtur gjithashtu rolin e Robb Stark në filmin “Game of Thrones” si dhe atë të princit në filmin “Cinderella”, tregoi se ndonjëherë i janë dhënë kostume tepër të ngushta sa e ka patur të vështirë frymëmarrjen.

Aktori australian Chris Hemsworth u shpreh muajin e kaluar se të jesh në formë për prodhimet filmike po kthehet në një gjë të mërzitshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤