Amantia Kapo: Librat që më kanë shenjuar

 

amantiaLibrat për një përkthyese janë dhurata më e bukur që mund të bëjë…edhe të marrë, ndërsa talenti i shumëdëshiruar është ai i autorëve që kthen nga një gjuhë e huaj në shqipe; të shkruarit.

 

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Konstante dhe metodike. Por vetëkuptohet që nën presionin e punës xhindet nisen për dyluftim…:)

Po ai për të cilin jeni më pak krenare?

Në disa raste,  durimi i munguar.

Çfarë do të ndryshonit te vetja nëse do mundeshit?

Pas katër dekadash bashkëjetese me veten tashmë kam arritur të bëj kompromise me të e të pranohem kështu siç jam.

Terapia juaj kundër stresit?

Vrapi dhe leximi.

Tri detajet bazike të veshjes suaj?

Xhinse, një bluzë e thjeshtë dhe zbutës për buzët.

Ç’është eleganca për ju?

Një sjellje me edukatë.

Ç’marrëdhënie keni me pasqyrën?

Pasqyra është si realiteti, nuk gënjen, nuk bën kompromise.

Cilët do ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë tuaj?

Njerëzit që dua.

Cili personazh filmash apo librash ju frymëzon?

E kam të vështirë të lidhem pas personazheve jo realë.

Dhurata që ju pëlqen të bëni?

Librat që më kanë shenjuar.

Për ju, luksi është…?

Paqja me veten.

Cila është gjëja më e mirë që keni marrë nga jeta?

Vetë jetën e shoh si dhuratë të çmuar.

Talenti që do të doje të kishe?

Edhe pse e kam përsëritur disa herë po vazhdoj të jem konstante në dëshirën time, e cila ka të bëjë me talentin e shkrimtarit.  🙂

Deri ku do arrinit për dashurinë?

Jo deri në vetëmohim.

Fjalët që ju hutojnë?

Ato që mbartin ligësi.

Cila janë fjalët që do të donit të dëgjonit prej të tjerëve?

Faleminderit!

Në cilën epokë do kishit dashur të jetonit?

Ndoshta në vitet ’60 –’70  në Kaliforni për ngritjen me kult të lirisë individuale, e cila u shoqërua me një prodhimtari artistike të pashoqe.

Bëni bilance në fund të ditës?

Bilancin e bëj ndërkohë që bëj vrapin.

Ju trembin vitet që ikin?

I shoh si eksperiencë që veçse pasurojnë e forcojnë.

Frika duhet fshehur?

Një njeri i fortë di ta shprehë atë. Është pjesë e natyrës njerëzore nuk pse të fshihet.

Vdekja ju tmerron?

Ajo e njerëzve që dua, po!

Karrierë pastaj fëmijë apo fëmijë pastaj karrierë?

Është e vështirë të japësh një recetë për këtë, ose ndoshta tashmë nuk duhet më t’i konsiderojmë si dy gjëra të ndara sepse edukimi dhe rritja e fëmijëve nuk i përket vetëm grave.

Po sikur të ishe një film, si do të ishte titulli i tij?

“Lule jargavani”.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤