Ariana Grande shtatzënë?!…

Këngëtarja 24- vjeçare, Ariana Grande po kalon një fazë heshtje në profilin e saj në Instagram, kjo gjë po komentohet nga mediat dhe fansat e këngëtares se ajo mund të jetë në pritjen e ëmbël të një fëmije.

Personazhe të famshëm e kanë kthyer në trend mbajtjen e fshehtë të shtatëzanisë dhe pushimin në rrjetet sociale, ndoshta kështu po vepron edhe këngëtarja.

Ariana prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur amerikan Mac Miller dhe historia e tyre e dashurisë është shumë e veçantë, ata e respektojnë dhe e duan njeri –tjetrin shumë. Në koncertet e saj, Mac e ka shoqëruar Arianën dhe fansat e tyre i adhurojnë kur i shikojnë bashkë.

Disa burime kanë bërë me dije se çifti ka diskutuar mbi vendimin e kurorëzimit të lidhjes së tyre dhe nisjen e një familje së bashku.

Ariana nuk e ka pranuar diçka të tillë, ajo ka pohuar se është shumë e zënë me koncertet dhe projektet e ndryshme muzikore dhe për disa kohë do i duhet të udhëtojë shpesh.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤