Arjola Prenga: Volejbollistja prestigjioze e ekipeve europiane e amerikane sot ka ditëlindjen

 

Super Arjola e Mirditës, një nga lojtaret më prestigjioze të volejbollit europian e amerikan, sot ka ditëlindjen! GËZUAR!

 

Arjola Prenga 2

Picture 2 of 12

Arjola Prenga sot është volejbolliste e famshme dhe luan me ekipet më të famshme europiane dhe amerikane. Por fillimet e saj i ka me Minatorin e Rrëshenit, me të cilin fitoi dy herë titullin kampion, në vitet 2010, 2011.

Më pas Arjola ka lujatur me ekipe të tjera shqiptare, më pas në USA, ishullin Las Palmas de Gran Canaria në Spanjë, Francë, në Norvegji, etj. Ka studiuar në Kent State University.

Arjola nuk është e vetmja spotiste në familje. Fillimisht, rreth viteve ’70, Vitore Tusha, mamaja e Arjolës, ishte ndër volejbollistet e para të Minatorit. Volejbolli, që luhej në fushën me rërë afër spitalit dhe që mbushej me mirditas nga do, që nga Fani e Selita, ishte pothuaj ndër të rrallat gëzime të asaj kohe kur mirditoret dolën në publik me rroba të shkurtëra të sportit.

Që nga ai vit, kjo familje sportistësh nuk ka pushuar në transmetimin ndër breza të volejbollit dhe sot ka tri vajza aktive në volejbollin shqiptar, atë ballkanik, europian e deri në Amerikë. Përveç Arjolës, edhe dy motrat e saj janë volejbolliste shumë të talentuara.

Por volejbolli nuk është i vetmi sport në familje. Xhaxhai i Arjolës, Besnik Prenga, futbollisti i talentuar i ekipeve shqiptare dhe të huaja dhe sot trajner i Lokomotiva e Zagrebit për të rinj, sapo ka fituar titullin kampion në Kroaci.

Arjola nuk vonon ta urojë me një status në facebook.

besnik-prenga

Përgatiti për madamemapo.al Gjergj Marku, Publicist

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤