Arsyet pse femrat e forta tërhiqen nga meshkujt e gabuar

auto_couple-laughing-e14201653437161486246107

Femrat e forta që dashurohen në mashkullin e fortë sillen në tri mënyra tipike: Mënyra e viktimës: femra e fortë takon një mashkull të fortë i cili e “pushton” atë, mirëpo menjëherë më vonë largohet nga ajo dhe vazhdon “të endet”, gjë që e bën femrën të dashurohet edhe më marrëzisht për të

Gratë moderne, mendje-hapura, të pavarura dhe të sukseshme janë shembull që duhet ndjekur për të gjitha ato femra që ndjehen të dobëta, të nënshtruara ndaj meshkujve, ekonomikisht dhe psiqikisht të varura, të paafta që të dalin nga roli tradicional i femrës.

Këtyre femrave të robëruara në shoqëritë e tyre patriarkale, që ndjehen të pashpresa dhe të dobëta, femra moderne u duket si perëndeshë së cilës i përkulen dhe e admirojnë. Mirëpo a është femra moderne dhe e suksesshme e lumtur dhe e kënaqur siç u duket të tjerëve? Fatkeqësisht, shpesh herë jo! Ata janë të suksesshme në profesionet e tyre, të respektuara, me punë që u sjellin status në shoqëri dhe të holla, mirëpo sikur të ishin të mallkuara në jetën private dhe intime nuk janë edhe aq të kënaqura dhe të suksesshme. Lidhjet e tyre zakonisht nuk zgjasin shumë, ndërkrehen nga grindjet, ofendimet dhe lënë pas shijen e ithët të disfatës dhe dëshpërimit.

Pse është i tillë fati i këtyre femrave?

Femra moderne afariste është ai lloj i femrës që është financiarisht e pavarur, e cila mund të jetojë nga të ardhurat personale dhe e cila ka bindje liberale, arsimim të lartë si dhe kulturë të përgjithshme. Ajo është energjike, e emancipuar, e vetëdijshme dhe person i fortë që di se çfarë dëshiron të arrijë. Ajo nuk nënkupton feministen kokëfortë, të rreptë, të ngurtë, që nuk dëshiron seks dhe që urren meshkujt sepse” ata janë të njëjtë”. Përkundrazi, femra e vetëdijshme dëshiron meshkujt, dëshiron trupin e tyre si dhe ka ëndje për jetë të pasur dhe të shëndetshme seksuale. Për këtë “ femër të fortë” moderne dhe problemet e saja ka shkruar Maja Shtorh në librin e saj “Dëshira e femrës së fortë për një mashkull të fortë”.

Një grua e fortë është ambivalente ndaj mashkullit sepse ka nevojë për autonomi në njërën anë ndërsa në anën tjetër ka nevojë për lidhje, siguri dhe ngrohtësi. Dilema e femrës moderne është nëse dëshiron një mashkull besnik si shërbëtor apo një mashkull që e zotëron atë, sepse thellë në vetëdijen e saj e pranon mënyrën tradicionale të kuptimit në marrëdhëniet mashkull-femër. Problem i këtyre femrave qëndron në atë se tërhiqen nga meshkujt që janë “endacakë”, bie marrëzisht në dashuri me mashkullin e pakapshëm, “ujkun e vetmuar” dhe të papërmbajtshëm. Ai është një lloj i mashkullit që i le femrat t`a presin dhe të çmenden nga dëshira, një tip që haptazi tregon dashurinë për jetën e lirë dhe pa obligime, shpreh aversion kundrejt çfarëdo lidhjeje e sidomos ndaj martesës. Kur ndeshin meshkuj të tillë, femrat e forta sfidohen dhe dëshirojnë që ta zbusin atë. Mirëpo kur e arrijnë zbutjen, mashkulli ideal i tyre bëhet i mërzitshëm dhe i zakonshëm.

Kur femra e fortë dashurohet – strategjitë tipike të sjelljes

Femrat e forta që dashurohen në mashkullin e fortë sillen në tri mënyra tipike: Mënyra e viktimës: femra e fortë takon një mashkull të fortë i cili e “pushton” atë, mirëpo menjëherë më vonë largohet nga ajo dhe vazhdon “të endet”, gjë që e bën femrën të dashurohet edhe më marrëzisht për të. Mënyra e ikjes: femra e fortë lehtë frikësohet nga mashkulli i fortë sepse ai mund të jetë i vërteti. Ik sepse ajo figohet se në dashuri do humbasë dinjitetin, pavarësinë dhe vetëkontrollin. Mënyra luftarake: femra e fortë lufton kundër Hijes së saj, insiston që të ngulfasë dëshirën për një mashkull të fortë që ikë nga nënshtrimi ndaj tij. Ajo “ujkun” e saj ia arrin që ta zbusë dh eta shëndrrojë në një “qenush”, prandaj edhe nuk e dashuron.

Pse femra e fortë në dashuri bën përzgjedhjen e gabuar

Pse gjithmonë, mashkulli që e dëshiron femra e fortë, duhet të jetë ujk, endacak, vështirë për tu kapur, gjithnjë ai që është përzgjedhja jo edhe aq e mirë ? Pse për femrën e fortë, djaloshi i sjellshëm i lagjes është i mërzitshëm, pse nuk mund të dashurohemi në një njeri normal dhe të sjellshëm? Këtu edhe fshehet sekreti psikologjik. Shtorh shpjegon pse femra e fortë vepron pa kuptim, pa vetëdije vepron në dëm të vetvetes, saboton veten si dhe lidhjet e dashurisë. Ajo tregon se për këtë dukuri është fajtore një fuqi e brendshme dhe misterioze i quajtur Animus.

Çfarë është Animus dhe çfarë bën?

Animusi është, shkurtimisht, elementi mashkullor në psikikën e femrës. Në “të pavetëdijshmen” e saj, femra ka shumë kualitete “mashkullore” siç janë shpirti luftarak, dëshira e rendit, tendenca ndaj parimeve, logjikës, mendimit teorik, epshi për pushtet dhe pavarësi. Ky element, në formën më të mirë, u ndihmon femrave që të kuptojnë polin e kindërt dhe të krijojë një linjë të kuptueshme komunikimi me të.

Edhe në anën e kundërt, në çdo shpirt mashkullor , në “pavetëdijen” e tij ndodhet imazhi mitik femëror – Anima. Kur femra bie në dashuri, gjërat i merr nën kontroll “kapiteni i fshehur i pandërgjegjshëm” –Animus. Ky fenomen ndërtohet në bazë të babait patriarkal, konzervativ që shpesh mungon në shtëpi. Për këtë femra modern dhe liberale dashurohet në endacakë dhe “maço” tipa që e ngufasin nevojën e tyre për lidhje, e nuk dashurohet në djelmosha të ndjeshëm dhe të edukuar. Armiku më i madh i femrës është në vetvete sepse Animusi patriarkal e bën atë të shohë femrat si inferiore dhe shpesh herë ka nevojë që të ndjehet inferior dhe budallaqe para partnerit, vetëm e vetëm nga frika se do të braktisej nëse është më e mençur. Në fund të fundit, femrat nuk takojnë princin e përrallave por veten e tyre!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤