BBC shkrim për Dua Lipën

“Dua Lipa, artistja e parë femër e cila po hyn në histori”. Kështu e ka nisur shkrimin kushtuar këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, një nga mediat më të mëdha në botë, BBC.

Shkrimi kushtuar Dua Lipës është i fokusuar tek fakti se këngëtarja shqiptare është e vetmja artiste femër me 5 nominime në historinë e “Brit Awards”, ceremonia e së cilës do të zhvillohet më 21 shkurt në “O2 Arena”, Londër.

Kjo është hera e parë që një femër nominohet në 5 kategori në ‘Brit Awards 2018’ ku ndër të tjera është një nga pretendentet kryesore për çmimin më të rëndësishëm ‘Album of the year’.

Nominimet e tjera të këngëtares përfshijnë në kategoritë; ‘best female artist’, ‘best video’, ‘best single’ dhe ‘breakthrough’.

Në shkrimin kushtuar Dua Lipës, media më e madhe dhe vlerësuar në botë BBC News ka vlerësuar arritjet e saj në muzikë si dhe shndërrimin që në moshën 22-vjeçare në një yll me famë botërore.

Dua Lipa pak ditë më parë publikoi edhe videon e këngës së saj më të re “IDGAF”, e cila që në momentet e para mori miliona klikime.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤