Bebet flasin, por a i kuptoni çfarë duan t’ju thonë?

best-age-to-have-a-baby

Sigurisht, ata nuk mund të përdorin fjalë, por kjo nuk do të thotë që ata nuk përpiqen t’ju thonë diçka.

Që nga java e parë kur bebet fillojnë të vetëdijesohen nga pak, ato përpiqen t’ju thonë diçka, normalisht me lëvizjet e tyre që i bëjnë pa kontroll.

Ata ju tregojnë kur kanë nevojë të hanë, ju tregojnë se si iu pëlqen t’i mbani, ju tregojnë edhe se cila është lodra e tyre e preferuar, madje ata përpiqen t’ju tregojnë se edhe cilët persona përreth tyre iu pëlqejnë më shumë, pra cilët i kanë të preferuar.

Jo të gjitha mesazhet nga bebet tuaja janë të qarta, madje sjelljet e një të porsalinduri duke edhe si të rastësishme dhe jo krejt normale, dhe nuk është që ju jeni një prind i papërvojë, por thjesht këto janë sjelljet e paparashikueshme të të vegjëlve.

Nëpërmjet bisedës që bëni me bebet tuaja, përveç që do t’ju tregoj kur është i uritur, bebet tentojnë thjesht të flasin me ju, gjithçka që ata kuptojnë nga bota e tyre.

Shpesh mund të ndihet i vetmuar, i ngrohtë, ka të ftohtë, është i mërzitur, i frikësuar, i kënaqur, e herë tjera ka nevojë edhe për një përqafim, por a e kuptoni ju kur janë këto momente?

Bebet kanë nevojë t’ju përgjigjeni gjithmonë but dhe me ëmbëlsi. Kur bebet qajnë, është një sinjal që ata kërkojnë të jenë të qetë, pra thjesht duan të ju thonë më lërë rehat, ose duan t’ju thonë, kam nevojë për ty, prandaj provoni që të dyja mundësitë.

Të qajnë, nuk është mënyra e vetme që ata kërkojnë diçka. Shpesh ata i ngulitin sytë e tyre të vockël në sytë tuaj, kjo do të thotë se ata janë të interesuar për diçka.

Ky është momenti kur ju duhet t’i buzëqeshni dhe të filloni të flisni me ta me zë të ulët. Por në rast se ju nuk i kushtoni vëmendje, përgatituni për të qara sepse disponimi i tyre do të ndryshojë.

Në momentin kur nga kjo ngulitje në sy, ata kthejnë kokën në anën e tyre, kjo do të thotë mjaft më, domethënë kaq kishte bebushi.

Komunikimi me të vegjlit është më se i nevojshëm. Ju keni mendimin se ata janë ende të paaftë, por ekspertët e foshnjave thonë se ata janë më të mençur se që mund të imagjinoni.

Në momentet kur ju i jepni qumësht nga gjiri dhe bebi largon kokën, kjo do të thotë se i ka kaluar uria. Por ka disa nëna, që mendojnë se beba largon kokën për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara që ka, dhe vazhdon t’i jap qumësht me forcë, e kjo gjë është e gabuar. Atëherë fillon frustrimi dhe britmat e bebes.

Të gjithë prindërit, me apo pa përvojë, e kanë të obligueshme komunikimin me të vegjlit dhe kujdesin ndaj tyre, duhet ta keni parasysh se që në ditën e parë të tyre në këtë botë, ata përpiqen të flasin dhe të ndajnë dashuri me ju.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤