Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!

View Gallery
13 Photos
Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 1

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 2

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 3

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 4

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 5

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 6

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 7

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 8

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 9

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 10

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 11

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 12

Blerina Braka: Nuk e di si do të jetoja nëse nuk do të bëja muzikë!
Blerina Braka 13

Blerina Braka është bërë për herë të parë mama e një djali të mrekullueshëm këtë vit që po lëmë pas. Ajo është nga të paktat këngëtare profesioniste të muzikës së lehtë në Shqipëri. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve si këngëtare e muzikës lirike. Për një periudhë kohore ka punuar në TOB.

Posedon në repertorin e saj videoklipe të shumta solo dhe në bashkëpunim me këngëtarë të afirmuar të skenës shqiptare. E bukur dhe plot sharm i qan si këngët ritmike dhe baladat. Ka marrë pjesë në festivale të mirënjohura në vendin tonë në mënyrë konstante. Në këtë intervistë të fundit për “Mapo” ajo u shpreh rreth ndjesisë së të qenit mami i Edeilit, arsyet pse u shkëput nga puna te TOB, marrëdhënien me kolegët e saj etj.

Intervistoi: Ada Kacmoli

Si u bëtë ju e njohur për publikun shqiptar?

Duke sjellë këngë dhe klipe të reja, m’u desh kohë e gjatë të depërtoja, por me sa duket tashmë ia arrita t’ia dal. Është shumë e vështirë sot të kuptosh shijet e publikut, pasi serviret aq shumë muzikë saqë bëhet e vështirë të evidentohesh.

Çfarë është muzika për ju?

Muzika është pjesë e pandashme e jetës sime pasi muzikën e kam dhe profesion. Mendojeni vetë sa shumë vend zë në jetën time.

Në një jetë tjetër nëse nuk do kishe zgjedhur këtë profesion, cila do ishte zgjedhja tjetër?

Në të gjitha jetët e tjera unë prapë do zgjidhja muzikën edhe pse kam edhe dhunti të tjera të cilat mund t’i realizoja me sukses. Pastaj unë nuk di si do të jetoja nëse nuk do bëja muzikë!! E shikoj shumë të huaj botën nëse nuk do jetoja me profesionin tim.

Ju identifikoheni si këngëtare e muzikës lirike megjithatë zhanri i muzikës moderne s’ka mbetur pa u lëvruar nga ju. Pse kjo zgjedhje për pjesën klasike? Sa e vështirë është të depërtosh në një treg komercial me këtë lloj rryme?

Unë e kam krenari që kam studiuar në muzikën klasike, kam punuar me TOB dhe ndihem me fat që më është dhënë kjo mundësi. Unë mund të bëj çfarëdolloj muzike, ndihem shumë e lirë dhe e sigurt. Më pëlqen të këndoj në skena prestigjioze ashtu siç më pëlqen të këndoj këmbëkryq me popullin.

A vazhdoni ende me punën tuaj në Teatrin e Operas dhe Baletit?

Jam shkëputur nga TOB për shumë arsye, për të cilat më kuptojnë shumë mirë shokët e mi artistë. Me pak fjalë, më duhej të mbijetoja, të siguroja të ardhura, të gjithë e dimë që me rrogat shtetërore të artistëve është vështirë të rezistosh. Varet edhe nga kushtet që ndodhemi. Unë vija nga qyteti i Beratit dhe duhet t’ia nisja nga zero për të mbijetuar në familjen e ngrohtë të artistëve. Gjeta rrugën e duhur me shumë sakrificë për të qenë këtu ku jam sot. Pasioni i madh për skenën ma bëri çdo mundim e lodhje të bukur. Faleminderit Zotit që më dha forcë të ngrihesha pas shumë përplasjesh.

Sa të lidhur mendoni që jemi ne si komb me artin, muzikën dhe të bukurën?

Ne si komb edhe pse kemi shumë halle dhe probleme e duam muzikën dhe argëtohemi me të. Preferencat janë nga më të çuditshmet, por ajo që na ngre të gjithëve në këmbë është kënga popullore. Më pëlqen shumë kjo gjë pasi kuptoj që muzika jonë me taban do të trashëgohet edhe në brezat e ardhshëm.

Vlerësoni më së shumti bashkëpunimet apo projektet solo? Pse?

I vlerësoj të dyja, varet nga projekti. Ka këngë që e kërkojnë bashkëpunimin dhe ka këngë që duhet t’i çosh vetë deri në fund.

Cila është një nga këngët e preferuara të repertorit tuaj dhe një jashtë tij? Pse kjo zgjedhje?

Në fakt vërtet qenka e vështirë të veçoj vetëm një, por po them të paktën dy “Pritja e ëmbël” dedikim i djalit tim dhe “Mirupafshim dashuri”, ndërsa për momentin jashtë repertorit tim është kënga fituese e “Këngës Magjike” e Flori Mumajesit “Plas”.

Çfarë mendimi keni për komercializmin dhe shndërrimin që po pëson një art kaq i bukur sa muzika që flet përmes tekstit, melodisë? Mendoni që është dëmtuar nga të ashtuquajturit këngëtarë?

Eh ç’mund të them, është një temë që s’i del fundi, kam shumë mendime që përplasen njëra me tjetrën, mund të them vetëm kaq, nëse një këngë apo këngëtar arrin të depërtojë duke u dëgjuar nga masa e gjerë e publikut është shumë okay.

Si janë marrëdhëniet tuaja me kolegët?

Unë e vlerësoj talentin, i vlerësoj kolegët e mi, i komplimentoj kur më pëlqen një projekt. Çdokush ka stilin e vet, ka publikun e vet, kush më shumë e kush më pak.

Kë do të veçonit nga artistët e estradës me të cilin/cilën jeni mike për kokë dhe pse pikërisht atë?

Në fakt kam disa jo një apo dy, por ata që do veçoja dhe që ndaj kohën më të madhe janë Aurel Thellimi dhe Anxhela Peristeri.

Në maj të këtij viti ju u bëtë mama e një djali të mrekullueshëm. Urime paraprakisht, Zoti e bekoftë! Si është ndjesia e të qenit nënë? Sa e përkushtuar jeni ju?

Ju falënderoj shumë.

Bota ka marrë tjetër kuptim, ka ngjyra të cilat nuk i shikoja më parë, e ndjen veten më të fortë se kurrë, tani kupton më mirë se kurrë çfarë do të thotë nënë.

A ju ka penguar ndopak karriera për kohën që i kushtoni djalit?

Jam duke rritur djalin por kjo nuk më pengon aspak të shkëputem dy orë në ditë e të shkoj në studio. Në fakt jam duke punuar për dy këngët e mia të reja të cilat shpresoj t’i finalizoj edhe me videoklip sa më shpejt.

Çfarë do doje të merrte nga ju djali dhe çfarë jo?

Në fakt kemi virtyte të njëjta me tim shoq, mua do ishte mirë mos të më ngjajë vetëm nga gjatësia haahahah.

Si do e përshkruanit ju veten?

E çiltër, besnike, nevrike dhe me karakter të fortë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤