Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror

View Gallery
13 Photos
Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
305020_10151005642711012_283055409_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
941196_10151345943966012_1138941743_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
409691_10150944073931012_26853151_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
1150232_10151600341731012_2054475817_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
12391848_10153111455461012_2497804220690491260_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
10881483_10152437552576012_7640454459195384633_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
13151683_10153402180396012_1801032909499196018_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
13445517_10153477359916012_6626750911712171338_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
14494889_10153743978836012_5732824562894946511_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
14517410_10153743408871012_2837084622391233153_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
14657329_10153746205636012_9058766480611686592_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
1098184_10153146561836012_3443318457228248158_n

Blerina Rugova; Stilistja e fustanit mbretëror
12705780_10153201464361012_3935704965442384717_n

 

Stilistja nga Kosova flet sesi e realizoi fustanin e princeshë Elias për dasmën mbretërore, famën ndërkombëtare pas kësaj ngjarjeje, por edhe punën e saj të përditshme në atelier ku çdo veshje është e punuar me dorë dhe unike. Biznes apo pasion, pak rëndësi ka. Ajo që i intereson është që vajzat dhe gratë të shkëlqejnë …me krijimet e saj.

 

Motoja e saj është  “Shkëlqe me BKR!” , marka e krijimeve të saj të linjës Couture.  E fundit që i besoi këtij shkëlqimi ishte  Princeshë Elia, e cila zgjodhi Blerina Kllokoqi Rugovën si krijuese e fustanit për dasmën  e saj me Princin Leka II.

Jo vetëm që dasma nuk kaloi pa tërhequr vëmendjen  e medieve botërore, por shumë prej artikujve  u fokusuan te fustani që mbante veshur Elia ditën e kurorëzimit dhe stilistja që e kishte krijuar atë pjesë  unike të punuar me dorë dhe qëndisur me gurë të çmuar dhe perla.

“Elia ka bashkëpunuar me ne qysh  më  herët. E  ka ndjekur krijimtarinë tonë  dhe pëlqyer gjithashtu. Ajo u kthye në  një mikeshë  për ne. Kështu që  kur erdhi puna te fustani i nusërisë ajo kontaktoi me ne dhe na besoi plotësisht krijimin. Ishte ideja ime krijimi i një fustani madhështor, duke ndërthurur stilin mbretëror dhe atë tradicional.” –rrëfen  Blerina, e cila ishte një ndër të ftuarat e dasmës mbretërore.

“Dasma ishte vërtet përrallore. E përsosur, e organizuar mirë në  çdo detaj, thjesht madhështore. Elia dukej mbresëlënëse, sa i përket rëndësisë që iu dha fustanit nga mediat e huaja ndihemi shumë të  privilegjuar. Është kënaqësi kur puna vlerësohet dhe përflitet  sidomos nga mediat ndërkombëtare”.

Prej tetë vitesh i është përkushtuar sektorit të modës. “Jemi  fokusuar te fustanet e mbrëmjes ku mbizotërojnë linjat elegante dhe klasike.  Ajo që  i dallon veshjet tona është se ato janë të  gjitha punime me dorë” –rrëfen  ajo.

Blerina Rugova është edhe nusja e djalit të ish-Presidentit Ibrahim Rugova dhe ku vjen puna te veshjet e personazheve të jetës  politike ajo këshillon të mbeten në stilin klasik e zyrtar.

“Dimë që  personat që merren me politikë   kanë një kod që  u cakton “kufijtë”  e veshjes në daljet e tyre. Në  jetë njeriu duhet të  guxojë. Kështu që  unë u them personave të  politikes të  guxojnë ama jo aq sa të thyejnë këta kufij, por mund të  eksperimentojnë përmes kombinimeve, ngjyrave, dizajnëve e aksesorëve, gjithmonë duke ngelur te klasikja.

Në ndërtimin e  brand-it të saj, Blerina rrëfen se ka ngulmuar te stili. Pasionin e saj për modën ka dashur ta  përhapë ndër vajza dhe gra shqiptare, pa e parë kurrë si biznes fitimprurës. I rëndësishëm mbetet shkëlqimi…

 

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤