Bujar Nishani vlerëson Zhejin, Budën, Shvarcin dhe Resmjen

bujar-nishani-45475435

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani, vlerësoi në një ceremoni dekorimi mbajtur në Pallatin e Brigadave, disa prej figurave të shquara shqiptare të shkencës, artit dhe kulturës (pas vdekjes), të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shqiptare të trashëgimisë artistike, letrare, gjuhësore, muzikore, kinematografike dhe sportive.

16

Në prani të personaliteteve të artit, kulturës dhe shkencës dhe drejtues të institucioneve të larta përfaqësuese, si dhe familjarëve të të dekoruarve, Presidenti i Republikës nderoi Aleks Budën (pas vdekjes) me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Për punën e palodhur dhe vlerat e paçmueshme si një nga themeluesit kryesorë të institucioneve të studimit gjuhësor e historik në Shqipëri; si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe studiues me formim e kulturë të gjithanshme dhe për kontributin e vyer në organizimin e punës kërkimore-shkencore, sidomos në fushën e albanologjisë dhe si personalitet, i cili i dha shkencës shqiptare fryte me rëndësi themelore”;

Aleks_Buda

Robert Shvarcin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Poetit të lindur dhe përkthyesit plot gjallëri e integritet njerëzor, në shenjë mirënjohjeje për shqipërimin e kryeveprave letrare të autorëve gjermanë, kryesisht të “brezit të humbur”, të cilat i solli aq besnikërisht te lexuesit e të gjithë brezave, si dhe për njohjen e lexuesve gjermanë me disa nga autorët më të shquar bashkëkohorë shqiptarë”;

 

robert-shvarc

Tonin Harapin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar artistik, si kompozitor romantik, me spektër të gjerë krijues në të gjitha format dhe gjinitë muzikore, që nga kënga e deri te muzika koncertore, simfonike dhe operistike, me vepra madhore, që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar muzikor, si autor i repertorit aktiv pedagogjik e koncertor shqiptar dhe si pedagog me karrierë të gjatë në kultivimin e brezave pasardhës”;

 

Tonin_Harapi

Petro Zhejin (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së çmuar si shkencëtar i mirëfilltë, gjuhëtar i pasionuar dhe përkthyes elitar, që u përcolli dhe i njohu lexuesit e etur shqiptarë me kryevepra të letërsisë botërore, të shqipëruara ngaherë me përkushtim dhe me një mjeshtri të rrallë”;

 

petro-zheji-e1426734129728

Refik Resmjen (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për kontributin e tij të shquar si futbollist dhe golashënues i paarritshëm i këtij sporti në Shqipëri, për rolin e tij si lojtar i shkëlqyer i shumë skuadrave kryeqytetase dhe i Kombëtares shqiptare të futbollit në shumë kampionate, por edhe për figurën e tij të njohur e të suksesshme si trajner”.

Refik Resmja

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤