Çfarë e dashure jeni sipas shenjës së horoskopit

Ujori- e pavarura
Jeni e dashur, kujdeseni për partnerin e mbështesni, por në fund të fundit nëse ju ndjeni që nuk është i duhuri as përpiqeni për ta vërtetuar. Thjesht i jepni fund lidhjes dhe vazhdoni përpara. Vetëm një ujor mund ta bëjë këtë.

Peshqit-e dashura e ndjeshme
Të ëmbla, të ndjeshme, pasionante !! Këto janë fjalët që përshkruajnë më së miri një peshk. Kush është në një lidhje me këtë shenjë është me fat sepse gjithmonë do të ndihet mirë dhe i vlerësuar . Peshqit ju bëjnë të ndiheni mirë me veten për atë çka jeni.

Dashi- e dashura e sinqertë
Një femër dash kurrë nuk është një person me dy fytyra. Që në takimin e parë, kjo shenjë mund të sillet sikur ju njeh prej vitesh sepse nuk di të shtiret. Një dash mund të ketë luhatje humori shumë shpesh, por nëse keni vite të lidhur kjo gjë nuk është një problem më për partnerin.

Demi- e dashura me logjike të ftohtë
Demi është një shenjë praktike dhe këtë gjë e reflektojnë në një lidhje ! Nëse të gjithë te tjerët janë duke vuajtur në lidhje toksike me njerëzit e gabuar,nje femer dash nuk e njeh këtë ndjesi sepse gjithmonë është në lidhjet e duhura! Kjo gjë i atribuohet logjikës së ftohtë që ka kjo shenjë.

Binjakët- aventurieret
Si është një ditë me një binjake nuk është dita tjetër. Është shenja më e shoqërueshme dhe e komunikueshme që do t’jua shndërrojë lidhjen në një nga eksperiencat më të bukura. Kanë shumë vetbesim dhe janë sarkatik. Epo gjithë ai sheqer do t’ju velte nëse nuk shoqerohej me pak kripë.

Gaforrja- pesimistet
Mund t’i propozoni për martesë dhe një gaforre prap do të jetë pesimiste. Nëse binjakët janë sheqeri, gaforrja është kripa. Komunikimi me këtë shenjë është i vështirë pasi dramatizojnë çdo gjë. Keni aftësinë të krijoni shumë shpejt lidhje të ngushta me njerëzit dhe kjo ju bën lehtësisht të pëlqyeshme.

Luani: E dashura e paharrueshme
Një luaneshë duket se bën për vetë këdo që ka të bëjë me të. Jeni një nga shenjat e zodiakut që i urreni lojërat. Nuk luani me ndjenjat e të tjerëve dhe jeni një partner besnik.

Virgjëresha- e dashura që zgjidh çdo problem në lidhje
Nuk është faji i partnerit por i juaji. Një virgjerëshe e ka të pamundur të mos marrë situatën në kontroll dhe kështu përfundon duke rregulluar çdo problem në lidhje. Kjo ndodh sepse virgjëresha është një femer e pavarur.

Peshorja- e dashura që nuk e kupton sa e mirë që është
Mjaft i kërkuat falje partnerit, mjaft u shqetësuat a jeni e mirë mjaftueshëm! Sharmi juaj bën për vete këdo, por ju nuk keni vetbesim.

Akrepi- e dashura tornado
Të dalësh me një akrep do të thotë të harrosh ç’është rutina. Janë burim energjie dhe duket se e emetojnë këtë të fundit duke mos u shuar kurrë për vete.

Shigjetari- E dashura që ju bën të qeshni
Nëse nuk ju pëlqen serioziteti atëherë kërkoni për një të dashur shigjetar. Janë njerëz të qeshur, pozitivë që do t’ju ngrenë humorin në çdo kohë.

Bricjapi- E dashura serioze
Gjithnjë serioze dhe pesimiste, një e dashur që e mbani partnerin me këmbë në tokë. Merrni frerët e lidhjes në duart tuaja dhe nuk duroni dot kur gjërat ju dalin jashtë kontrollit

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤