Çfarë tregon për karakterin tuaj ngjyra e preferuar?

colorful-candys-2

Nëse doni të mësoni në disa sekonda më shumë në lidhje me një person tërësisht të panjohur, thjesht pyeteni atë se çfarë ngjyrë e preferon. Me fjalë të tjera, çdo ngjyrë zbulon një tipar të caktuar të personalitetit.

Nga tetë ngjyrat e ofruara zgjidhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe kuptoni se çfarë tregon kjo për ju.

Ngjyra e kuqe

Ju jeni personi ekstrovert (i shoqërueshëm), plot me dëshirë, oreks të madh dhe jetoni me mushkëritë plot. Keni një qëndrim pak agresiv, jeni impulsiv, me shumë gjasa tip sportiv, ndërsa ndjenjat nuk i mbani në vetvete, por i tregoni gjithnjë. Ndjenjat shpesh ju luhaten kështu që në një moment mund të jetë shumë i trishtuar, ndërsa në tjetrin shumë i lumtur.

Ngjyra portokall

Jeni person i dashur, simpatik dhe njeri social, i cili lehtësisht bën miq, njerëzit i fitoni me buzëqeshjen tuaj dhe keni një talent për muhabet me çdo kë dhe për çdo gjë. Martesa për ju nuk është primare sepse miqësia juaj dhe partneriteti është më i rëndësishëm se fakti që dikush ju adhuron dhe ju dëshiron vetëm për vete.

Ngjyra e gjelbër

Ju pëlqen stabiliteti dhe qëndrueshmëria prandaj i rezistoni ndryshimeve. Jeni person kompetent, i balancuar dhe i ndjeshëm dhe njerëzit ju çmojnë. Ju jeni të hapur, e doni lirinë, jeni i shoqërueshëm dhe keni shumë miq, ndërsa jeni gjithashtu aktiv në organizata të ndryshme të shoqërisë.

Ngjyra blu

Jeni introvert (person i pashoqërueshëm), i kujdesshëm dhe meditues i cili thesarin më të madh të jetës e ka jetën e qetë dhe të rregullt. Keni një karakter të fortë dhe jeni punëtor i zellshëm, prandaj jeni i predispozuar për sukses dhe të fitoni një shumë bukur të mirë të të hollave. Dini të jeni tepër egoist dhe kokëfortë, por gjithashtu dini si të merrni përgjegjësi dhe obligim. Përmbaheni nga ekspozimi i emocioneve.

Ngjyra vjollcë

Dy lloje të njerëzve e duan ngjyrën vjollcë. Lloji i parë janë njerëz të ndjeshëm me një kuptim të thellë të botës rreth tyre, temperament dhe krijues të cilët ende bëjnë gjëra të dobishme dhe janë të angazhuar me pasion për çdo gjë që bëjnë. Lloji i dytë janë njerëzit që admirojnë artistët, mistikët dhe njerëzit unikë.

Nghyrë kafe

Jeni person i ndërgjegjshëm, i qëndrueshëm, i fortë, i qetë dhe i rregullt. Dini që të bëni gjëra vetëm sipas mendjes suaj dhe se keni tendencë për të marrë më shumë se për të dhënë. Jeni kursimtarë, ndërsa plusi më i madh i juaj më i madh është kualiteti i personalitetetit tuaj dhe duket se nuk ndryshoni kurrë.

Ngjyra rozë

Dy lloje të njerëzve preferojnë ngjyrën rozë – ata që gjatë rritjes kanë qenë shumë të mbrojtur dhe ata që si të rritur duan të ndjejnë përsëri pafajësinë e fëmijërisë. Ngjyra rozë është sinonim për dashuri, butësi dhe besim disi naiv se jeta duhet të jetë një histori e butë, e lirë nga gjykimet dhe negativiteti. Të rinjtë që e duan ngjyrën rozë nganjëherë jetojnë në iluzionin se jeta duhet të jetë gjithmonë romantike dhe bujare.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤