Dashuria që meriton…

2016-02-18-niles-h

Ndonjëherë është e lehtë të vendosësh të lidhesh me dikë duke harruar dashurinë që meriton të kesh.

Kjo është një letër për mua, për ty dhe për këdo që duhet kujtuar sesi duhet të duket dashuria e vërtetë: ajo që vlen dhe që ti meriton.

Ti meriton më shumë se dikë që kthehet në anën tjetër të krevatit duke bërë që mos të të pëlqejë mëngjesi.

Ti meriton dikë që dëshiron të zgjohet për të prekur aty ku dielli depërton përmes perdes dhe bie mbi faqen tënde. Dikë që të thotë sa e bukur je, ndërsa je duke fjetur, kur je e nevrikosur, kur qan gjatë filmit tënd të preferuar edhe pse e ke parë atë një mijë herë.

Ti meriton dikë që të vlerëson për atë që je. Dikë që dëshiron t’i mbajë dritat ndezur për të të adhuruar në gjendjen tënde më të pastër dhe të vërtetë.

love-y-nromagna-flickr

Ti meriton dikë që nuk bie dakord me ty për gjithçka, por kur ti argumenton mendimin e bën të ndihet se kështu mund ta përmirësoni njëri-tjetrin. Dikë që dëshiron të ulet dhe të flasë me ty, derisa muzgu të kthehet në agim, për fillime të reja, dëshira, të panjohurën, duke përjetuar së bashku ndjenjën e papërshkrueshme të ekstazës, zhytur në një oqean të ngrohtë ndjenjash. Dikush që e di se prekja e lëkurave të ngrohta ndonjëherë thotë më shumë se një mijë biseda.

Ti meriton dikë, po aq të pavarur sa ç’je vetë, në mos më shumë. Dikë që të frymëzon. Dikë, që do të besojë mjaftueshëm te ti, aq sa të të japë hapësirë ​​për t’u rritur. Dikë që të shtyn të udhëtosh drejt rrugës së një kuptimi më të epërm dhe që të frymëzon të jesh më i guximshëm në jetë.

large

Ti meriton atë që është më e mira për ty dhe që me siguri do të duket ndryshe nga gjithçka tjetër. Edhe pse të duhet të kalosh disa pengesa për të arritur deri atje, të luftosh lotët gjatë netëve të vetmuara… kur t’ia dalësh mbanë, gjithçka tjetër nuk do të ketë më aq rëndësi. Ki besim se kur të jetë koha e duhur, ajo ditë do të vijë. Ti e meriton.

Dashuria,

Dikush që të çmon.

 

 

Burimi: WildSpice Magazine/Sienna Brown

Përkthyer për: Madame Mapo

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤