Disa gabime që nuk duhen bërë gjatë depilimit

auto_dp1477236119

Nëse për efekt shpejtësie preferoni te depiloheni me brisk dhe jo me dyllë, ja disa reflekse te këqija që duhen shmangur patjetër.

Depilohuni në anën e duhur

Briskun duhet ta kaloni ne drejtimin qe kane qimet, pra andej nga ato dalin. Me pas mund ta kaloni edhe njëherë ne te kundërt, por asnjëherë mos e filloni se prapi.

As tek fytyra e as tek krahët

Ideale dhe e shpejte për këmbët dhe sqetullat, depilimi me brisk duhet shmangur për qimet e fytyrës dhe te krahëve. Duke qene se ato dalin shpejt do ishte e vështirë te merrnit masa për sa i përket estetikes. Ne këto zota përdorni dyllin.

Këmbët depilojini pas dushit

Uji i ngrohte ka veti t’i zbute qimet kështu qe jo vetëm depilimi do jete me i thjeshte për t’u bere, por nuk do keni as acarime te lëkurës.

Lubrifikohuni

Ne rastet e depilimit me brisk, locioni apo kremi është i domosdoshëm.

Kujdes me problemet e lëkurës

Nëse keni zona te lëkurës se irrituar apo keni puçrra, mos e kaloni briskun atje. Ai mund te tejçoje baktere dhe do e përkeqësoje situatën.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤