Dita e Europës në Forumet UET, e ftuar ish – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu

majlinda

Sot më 9 Maj, në Ditën e Europës që shënon edhe përvjetorin e 60-të të firmosjes së Traktateve të Romës, në Forumet UET që organizohen çdo të martë në Universitetin Europian të Tiranës, është e ftuar Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit dhe deputete e Partisë Demokratike.

Bregu ka shërbyer si ministre e Integrimit për një kohë të gjatë që nga viti 2007 deri në vitin 2013 dhe aktualisht vijon të jetë kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian.

Bashkëbisedimi i deputetes së PD-së me pedagogë dhe studentë të UET-it vjen në një moment krize politike, ku partia ku ajo bën pjesë, e cila është në opozitë, ka vendosur të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Bregu është një nga zërat kritikë brenda Grupit Parlamentar të PD-së ndaj linjës së ashpër që po ndjek kryetari i partisë Lulzim Basha me protesta, bojkot të parlamentit dhe bojkot të zgjedhjeve si mënyrë e të bërit opozitë ndaj mazhorancës aktuale të majtë.

Ajo ishte pjesë e negociatave mes PD-së dhe ndërkombëtarëve për zgjidhjen e kësaj krize dhe për këtë arsye ndërmori dhe një tur takimesh me europarlamentarë në Bruksel.

Vokacioni pro-europian i ish-ministres më jetëgjatë në zyrën e Integrimit ka qenë gjithmonë i dukshëm dhe kryesor në sjelljen e saj politike.

majlinda_bregu

Për këtë arsye i ka kërkuar dhe partisë së saj që të ketë një qasje më proeuropiane në aksionin opozitar duke e cilësuar si humbje të saj mopranimin e paketës së zgjidhjes së ofruar nga zv/presidenti i Partive Popullore Europiane, David McAllister në Tiranë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤