Dom Gjergji: Në emër të jetës dhe të ardhmes!

Shqipëria ka nevojë për njerëz që, me guxim e këmbëngulje, drejtojnë gishtin tregues për të dalluar dhe akuzuar plagët e shoqërisë tonë, por mbi të gjitha ka nevojë për gra e burra që më përvujtëri e përkushtim kujdesen për këto plagë, që ato të shërohen. Ka nevojë për njerëz që të plagosurën ta marrin mbi shpatulla dhe jo ta shkelin me këmbë.

Është e lehtë të akuzosh gjithë ditën e më pas të shtrihesh i qetë në komoditetin e një zyre a shtëpie luksoze dhe të kesh para vetes çdo vakt pjatën plot. Është e lehtë të hedhësh fajin e të akuzosh të tjerë për plagët e shkaktuara e vetë të mos kesh guximin të ndryshosh.

Kërkohet një angazhim personal, i çdonjërit prej nesh, që me jetën e tij vë në gatishmëri të gjitha energjitë, energjitë më të mira, në mënyrë që shtëpia jonë e përbashkët të jetë sa më e bukur, jo vetëm për ata që kalojnë si mysafirë, por edhe për të gjithë ne që jetojmë çdo ditë këtu.

Ka diçka që na bashkon të gjithëve pavarësisht nëse jemi të krishterë apo muslimanë, ateistë apo agnostikë, të majtë, të djathtë apo të qendrës, katunarë apo qytetarë, të rinj apo të rritur:

kjo është jeta dhe e ardhmja jonë e përbashkët!

Ditë të bukur e Zoti ju bekoftë!

+ dom Gjergji

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤