Donika Krasniqi, pianistja Shqiptare e pakonkurrencë

mqdefault

Me datën 27 dhe 28 shkurt 2016, në qytetin Teplice në Republikën e Çekisë, u mbajt turneu më prestigjioz nacional në piano “Beethovenovy Teplice” ku morrën pjesë pianistët më të mirë të vendit deri në moshën 14 vjeçare. Duke marrë parasysh faktin se në Republikën e Çekisë tradita e pianos është e kahershme dhe konkurenca është shumë e madhe, Donika Krasniqi Rosenkrancova e cila ka shtetësi të Kosovës dhe Çekisë, zuri vendin e parë. Në këtë kategori me Donikën ishte edhe njëri ndër 10 talentët më të famshëm Jan Cmejla i cili zuri vendin e dytë.

download

Jan Cmejla konsiderohet si “Mozzart” i ardhshëm i vendit. Ai ka fituar pothuajëse të gjitha turnet vendore dhe ndërkombëtare si: “Virtuozi per Musica di Pianoforte” në Usti Nad Labem, “Amadeus Mozart” në Brno dhe kampion i shumëfishtë nacional dhe ndërkombëtar dhe gjithmonë ishte në vendin e parë dhe pakonkurrentë. Në vitin 2015 me ftesë të mega talentit botëror në piano Lang Lang, Jan Cmelja si i përzgjedhuri në listën e 10 pianistëve më të mirë botëror deri në moshën 15 vjeçare morri pjesë në Filharmoninë e Vienës.

IMG_1730

Donika Krasniqi përveç vendit të parë në turneun kombëtarë “Beethovenovy Teplice”, ka qenë kampione e shumëfishtë shtetërore dhe ndërkombëtare si: “Amadeus”, “Pro Bohemia”, “Beethovenovy Teplice”, etj. Donika merret me piano që nga mosha gjashtëvjeçare. Pianistët më të mëdhenjë çekë e kanë cilësuar si një talente të madhe, dhe sukseset e saj çdo ditë e më shumë po dëshmohen. Donika pret edhe turnirin prestigjioz “Prague Junior Note” ku padyshim pritët vendi i parë. Donika është ambasadorja më e mirë që prezanton Kosovën në lëmin e artit pa dyshim priten edhe suksese të tjera sidomos videoklipi me motrën e saj Besartën 12 vjeçare që është talentja më e madhe shqiptare në opera.

hqdefault

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤