E vërteta e ndotur për pastërtinë

pasterti

Vazhdimisht ju bombardojnë me reklama me të cilat prodhuesit e ndryshëm prezantojnë të gjitha produktet ekzistuese për mbajtjen e higjienës. Mirëpo a e keni ditur se sa të rrezikshme mund të jenë ato për shëndetin tuaj?

Pastërtia nuk është gjithmonë e shëndetshme

Obsesioni për pastrimin e vazhdueshëm të banjës dhe dyshemeve ndikon negativisht në shëndet.

Një agjenci amerikane për ruajtjen e ambientit jetësor ka llogaritur shkallën e kontaminimit të ajrit në hapësirën, e cila është e fërkuar mirë, shkëlqen dhe është e aromatizuar me lloje të ndryshme të preparateve- ndërsa rezultatet kanë treguar se ajri është shumë më tepër i ndotur, afër 100 herë më shumë sesa në rrugën më të ngarkuar automobilistike.

Substancat më të rrezikshme

Para se të blini produktin më të ri për pastrim, shikoni nëse përmban ndonjërën nga substancat kimike nga lista të cilën po e paraqesim, pasi që këto substanca janë më të rrezikshme për shëndet.

Fenoli (shkëlqimin e gjësendeve, freskimin e ajrit) – zëvendësojeni me ujë + limon

Formaldehidi (largimin e mykut) – zëvendësojeni me boraks

Benzeni (pastrimin e gurëve) – zëvendësojeni me uthull

Hidroksid-natriumi (zbardhimin e teshave, pastrimin e furrës) – zëvendësojeni me sodë bikarboni

Më të rrezikuar janë fëmijët

Pastrimi më së shumti i dëmton ata të cilët bëjnë hapat e parë në “dyshemenë e përsosur”. Në fakt, në një ambient ideal me pastërti maksimale – megjithatë fëmijët bien në kontakt me disa baktere gjatë ditës- dhe kështu organizmi i fëmijës bëhet më i dobët, më i rrezikuar dhe më jorezistent, prandaj fëmijët kanë prirje më të madhe për infeksione, alergji dhe sëmundje astmatike në një ambient të këtillë

Anët negative të dezinfektimit

Duke mbytur bakteret rrezikshme për shëndet, ekspertët paralajmërojnë se ne i mbysim edhe ato të cila kanë efekt ‘miqësor’. Dhe ajo që është më e rrezikshme, në shkaktojmë kundërefekt- bakteret adaptohen në preparatet e fuqishme antibakterore dhe bëhen gjithnjë e më shumë rezistente dhe shumohen në lloje të reja më të rrezikshme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤