E zuri gjumi dhe s’shkoi në emision, Gentian Zenelaj: Ja ç’bëra

Gentian Zenelaj ka treguar sot në “Club Fm” një episod mjaft komik, të shkëputur në një nga punët e tij të para.

Aktori i humorit ka zbuluar se kur punonte në radio, emisioni që ai prezantonte në atë kohë jepej në mëngjes. Për këtë arsye, atij i duhej të ngrihej herët.

Megjithatë, Gentiani rrëfeu se një ditë i ndodhi të zgjohej vonë dhe se u detyrua të bënte diçka të pazakontë.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 7:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë.

Kur arrita në studio thashë në mikrofon: “Pra, siç po thosha”. Që të mos kuptohej që problem ishte i joni”, rrëfeu Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤