Dukesha e Sussex, Meghan Markle, i ka vuajtur shumë sulmet e shpeshta që babai i saj, Thomas Markle, i ka bërë asaj vazhdimisht nëpër media.
Së fundmi, 5 shokë të ngushtë të ish-aktores kanadeze, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, kanë zbuluar për “People” se Meghan i ka dërguar një letër të atit menjëherë pas martesës me Princin Harry.
“Unë kam një baba. Të lutem mjaft më viktimizove përmes mediave”, i shkroi ajo, pasi ai dha një sërë intervistash negative lidhur me vajzën e tij.
Sipas miqve të Dukeshës, babai iu përgjigj asaj duke i kërkuar një foto së bashku. “Mendoj se ajo gjithmonë do të ndihet e shkatërruar nga ajo që ai i ka bërë.
Meghan është i njëjti person, pavarësisht se gjithçka rreth saj ka ndryshuar”, thanë miqtë e saj për “People”.