Fati i trishtë i Karius: Karriera iu rrënua, policia nis hetimet pasi…

Ajo ishte më shumë se një natë për t’u harruar.

Portieri i Liverpool-it, Loris Karius bëri dy gafa tronditëse në finalen e Champions League ndaj Realit.

Gjermani përfundoi ndeshjen në lot, teksa nuk u ngushëllua nga lojtarët e ekipit të tij.

Por ndërsa të shumtë janë ata që e kanë ngushëlluar, ka pasur edhe shumë mesazhe kërcënuese ndaj portierit.

Policia ka nisur hetime, pasi portieri ka marrë kërcënime me vdekje dhe fyerje naziste.

Portieri, që merr 25 mijë sterlina në javë, mund të jetë në fund të karrierës së tij, shkruan Bild.

Mediat janë mbushur me spekulime se përse ai bëri një paraqitje kaq të dobët.

Disa thonë se ishte një goditje nga Sergio Ramos i Realit, që e trullosi.

Të tjerë thonë se ishte faji i Jurgen Klopp që i besoi finalen, kur dihej forma e tij e dobët prej kohësh.

Karius ka bërë një gabim që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë. Ai madje ka marrë edhe kërcënime me jetë për këtë.

Merkato e Liverpulit do të nisë shumë shpejt dhe duket se ata do të gjejnë një portier të ri.

Karius do të mbahet mend gjatë edhe nga një fans i Mançester Junatid, rivalit të përjetshëm të Liverpul.

Ai ka bërë një tatuazh duke shkruajtur, “Kariues është një legjendë”, dhe ky tatuazh shoqërohej me datën e finales, 20.5.2018.

Një veprim ndez akoma më shumë gjakrat mes tifozerive, por edhe rëndon peshën e fajit të portierit gjerman.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤