Femra, këto janë gjërat që duhet t’i bëni të paktën një herë në vit

Femra është personi më i rëndësishëm, e cila ka një rol të rëndësishëm në mbajtjen e familjes. Ndodh shumë shpesh që për shkak të angazhimeve të tyre në familje, ndaj partnerit dhe fëmijëve harrojnë veten e tyre.

Më poshtë do të lexoni disa detaje që çdo femër duhet të dije për veten e saj, dhe që të bëjë në mënyrë që të ketë një shëndet sa më të mirë.

Të bëjë një masazh

Edhe pse planifikojnë të shkojnë të bëjnë një masazh, sërish i del ndonjë punë dhe harrojnë. Duhet që një herë në vit, të shkojë dhe të relaksohet, edhe pse mund të ketë shumë punë.

Të kalojë 24 orë larg fëmijëve

Gjat gjithë kohës e kanë mendjen të kalojnë kohë me fëmijët e tyre. Ka ardhur moment që të caktojnë një ditë dhe të argëtohen pa to.

Të blejë gjërat që do më shumë

Gjëja e parë që mendoni para se të blini diçka janë problemet ekonomike. Përgjegjësitë që ka ajo, e pengojnë të blejë diçka që vërtet e dëshiron ta ketë. Mos u mendoni gjatë, blijeni!

Të ketë një shoqe të re

Ndoshta ajo është mbyllur në jetën e saj monotone dhe miqtë që ka pasur ndoshta janë larguar. Ka ardhur koha të zërë një mikeshë të re.

Të bëjë diçka jo normale

Një herë në vit një femër ka nevojë të dalë dhe të argëtohet si kurrë më parë. Kjo gjë, sipas intv.al do e ndihmojë të ndihet mirë me veten e saj.

Të bëjë një foto të bukur

Teknologjia e fundit bën të mundur që të kesh një foto të bukur në album. Nëse bën një foto që vërtet e pëlqen shumë, do e bëjë të ndihet më shumë tërheqëse.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤