Femrat e zgjuara janë konsumuese të mëdha të alkoolit

Femrat të cilat kanë kryer universitetin priren të konsumojnë më shumë alkool sesa femrat të cilat kanë ngecur në arsim, ka zbuluar studimi i ri.

Sipas tyre, femrat me diploma janë dyfish më të prira të konsumojnë alkool çdo ditë, ndërsa janë edhe më të prira të kenë probleme serioze me alkool. Një ndërlidhje e njëjtë mes arritjeve edukative dhe konsumimit të alkoolit është parë edhe te meshkujt, por fuqia e asaj lidhje është më pak e fortë.

Këto zbulime vijnë nga një studim i kryer në Shkollën Londineze të Ekonomisë, ku hulumtuesit i kanë monitoruar jetët e mijëra grave dhe meshkujve 39 vjeçarë, të gjithë të lindur në Britani gjatë të njëjtës javë të vitit 1970.

Raporti ka konkluduar: “Aq më të edukuara që janë gratë, aq më shumë priren të konsumojnë alkool në përditshmëri dhe të raportojnë probleme me alkoolizmin”.

Autorët e këtij raporti, Francesca Borgonovi dhe Maria Huerta, thonë se për këtë ka shumë shpjegime të mundshme, megjithatë rezultatet fillestare me të vërtetë që janë interesante.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤