Fitore e merituar, E gjithë Shqiptaria në festë

sh8-2

Trajneri Ganni de Biasi falënderon të gjithë lojtarët për lojën dhe thotë se skuadra e meritoi fitoren. Ai tha se kombëtarja bëri një ndeshje shumë të mirë duke arritur një fitore përballë një kundërshtari i cili nuk pëson shumë gola.
Sipas tij, me këtë fitore, skuadrës i njihet edhe merita për dy ndeshjet e kaluara, që pavarësisht humbjeve, kanë bërë një lojë të jashtëzakonshme.

“Mendoj se kemi përjetuar ditë të bukura në këto katër vite, por kjo është më e bukura besoj. Por mendoj se sot është një fitore historike që vlerëson skuadrën që ka bërë një ndeshje shumë, shumë të bukur. Unë sinqerisht mendoj se si me Zvicrën, ashtu edhe Francën, meritonim më shumë. Mendoj se kemi paguar hyrjen në këtë turne të rëndësishëm, ku skuadrat ishin të një niveli të lartë. Tani jemi mësuar me klimën, skuadra luajti me zgjuarsi në fund dhe nuk rrezikuam shumë me përjashtim të një gjuajtje nga larg. Mendoj se të gjithë tifozët shqiptarë duhet të jenë shumë të lumtur për punën e skuadrës dhe atë që ka bërë në këtë turne. Kemi treguar se jemi në lartësinë e turneut. Më shumë se një orë me Zvicrën kemi luajtur në sulm dhe bëmë çfarë ishte e mundur. Në ndeshjen e dytë e panë të gjithë që Shqipëria e bllokoi Francën deri në minutën e 89. Sot jemi munduar të bëjmë ndeshjen që duhej të bënim dhe e bëmë mirë. Kush ka shkuar në fushë bëri një paraqitje shumë të mirë”, tha De Biasi.

sh-1

dr1-213466497_1064419680308806_4836531253386977517_n13442339_10153902226183371_6737717126206733799_ndr-413501652_10153902321218371_4797827379288321020_n13466004_638923212931878_5258152667596237643_n13428444_1064432850307489_684122546284034780_ndr2-1shqiperi-1

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤