Fleura Shkëmbi, Meditim në të tashmen, për të tashmen dhe qetësinë mendore

…shoqëruar me një seancë meditimi që mund ta provojnë të gjithë.

12992009_10154058121828745_1407270300_o

Pjesëmarrja në organizimin e Samitit të parë në Europë nga Peace Revolution është ekzaltuese, është përgjegjësi por, mbi të gjitha është rritje shpirtërore.Të rinj nga e gjithë Europa përqafojnë nismën për një botë më të mirë, më të qetë dhe më të dashur. “Peace in…peace out” është motoja e tyre!
Ky aktivitet ështe i përditshëm dhe fillon që herët në orën 6.30. me klasa yoge, dhe në 8.30. fillon meditimi në grup drejtuar nga murgu L. P. John, i cili ka një PhD në shkenca kompjutetike. Jemi përballë një njeriu me mendje te qetë, por të disiplinuar deri në detaje. Në ato moment, ti nuk mund të flasësh apo të merresh me diçka tjetër sepse është vetë pania e tij që të bën të përqëndrohesh në ato që është duke thënë.

13000697_10154058121743745_1686622613_o

Fillojmë:
Rehatohuni. Gjeni një pozicion të përshtatshëm dhe lëreni trupin tuaj të fillojë të relaksohet…
Merrni frymë thellë, ndërkohë që e nxirrni, lëreni tensionin të fillojë të largohet nga trupi juaj… Merrni frymë ngadalë dhe qetë… Merrni frymë dhe nxirrni frymë… qetësisht.
Mendërisht, hetoni trupin tuaj duke marrë parasysh se si ndjehet ai… Përqëndrohuni në zonat ku tensioni është ruajtur dhe përqëndrohuni aty… për t’i relaksuar këto zona…
Ndjejeni trupin tuaj të relaksohet më shumë…, çlirojeni tensionin ngadalë…, lëreni stresin të largohet.
Do të vini re se po relaksoheni gjithmonë e më shumë… dhe do të vazhdoni të ndiheni edhe më të relaksuar… Do të filloni të shikoni një dritë mbrojtëse…
Imagjinoni sikur rreth trupit tuaj është një dritë mbrojtës… pothuajse me ngjyra të ndezuara… Kjo dritë mund t’ju mbajë ju të sigurtë prej stresit…, tensionit…, shqetësimit dhe prej të gjitha problemeve të tjera që duket se ju shqetësojnë.
Piktura në mendjen tuaj fillon të rrethohet nga drita… Ndjejeni sa të relaksuar…, të qetë…, të sigurtë jeni kur kjo drite mbrojtëse ju rrethon…
Lejojeni trupin tuaj të relaksohet … mendjen të fokusohet te drita qetesuese …

12992046_10154058121143745_416069248_o

Lejojeni relaksimin të ndodhë natyrshëm … Lejojeni dhe vëzhgojeni!

Drita është si një mburojë që na mbron nga çdo gje që nuk është e mirë… është si një armaturë spirituale e cila ju mbron dhe ju ndihmon të ndjeheni të qetë dhe të relaksuar… Imagjinoni sikur jeni të rrethuar nga drita mbrojtëse… nga koka deri te këmbët… Fokusojeni vëmendjen te këmbet… Ndjeni sa të relaksuar ndjehen këmbet tuaja…

Kthejeni vëmendjen tani te duart… Ndjeni relaksimin… Duart tuaja bëhen shumë të relaksuara… butë… rëndë… bashkë me pjesën e sipërme të krahëve si dhe pjesën e poshtme… Të gjitha të rrethuara dhe te mbrojtura… të mbrojtura, nga drita mbrojtëse.
Ndjeni relaksimin brenda trupit tuaj… duke filluar nga stomaku… duke rrjedhur jashtë… Ndjeni relaksimin të rrjedhë nga qendra e trupit tuaj… nga jashtë shpinës… kraharorit… Ndjeni relaksimin të mbushë trupin tuaj… Vini re se trupi juaj është mbyllur nga një mburojë drite.
Pushim…, vazhdim…, pushim…, vazhdim…
Ne vazhdojmë të jemi në meditim dhe relaks të plotë pa e kuptuar se kemi 40 minuta në këtë gjendje, vetëm kur dëgjojmë fjalët e murgut që na orienton.
Përqëndrohuni përsëri në frymëmarjen tuaj… Merni frymë thellë… dhe nxirreni.
Tani kthehejeni vëmendjen në rizgjimin e trupit tuaj, butësisht, lëvizeni trupin, ndjeni muskujt të zgjohen, tërhiquni pak nëse doni.
Lëreni mendjen të zgjohet plotësisht ndërkohë që ndjeheni ende të relaksuar.
Kur të jeni gati hapini sytë plotësisht.

13000600_10154058122068745_1719406974_o

Mjafon kjo “zbrazje e mendjes”, kjo kthjelltësi mendore që më pas të vazhdojmë me shpjegimet dhe bisedat e murgur rreth meditimit, qetësisë mendore dhe shpirtërore.
Ai, një djalë që ka studiuar në Europë dhe pasi ka marrë edhe PhD në shkencat kompjuterike në Norvegji, rikthehet në vendin e vet. Duke vazhduar traditën e hershme të vendit të vet, që para se të vendosin për të krijuar një familje (për të qënë një njeri më i mirë dhe një bashkëshort më i denjë) hyn dy muaj në një nga tempujt budist.
“Aty pashë dhe kuptova se shkolla dhe google nuk të japin përgjigjë për pyetjet thelbësore të jetës. Aty fillova të kuptoja qëllimin e jetës, gjë që nuk na ishte thënë askund tjetër”. Betimi ishte emocionues por edhe shumë i rendësishëm sepse bëhej para vetes dhe para 700 murgjëve të tjerë.

13016853_10154058121568745_2005453713_o

Që nga ky moment i rëndësishëm kthese, ky njeri nuk ka reshtur së punuari me veten dhe për të tjerët. Na tregon vetë gjithashtu edhe për çastet kur u mblodhën të vendosnin se do të dilnin dhe do t’u mësonin meditimin njerëzve të tjerë për që edhe ata të jenë më mirë me veten si edhe për të patur një botë sa më të paqtë. Dikush prej tyre ishte shprehur se nuk kishte arsye përse të dilnin kur ata punojnë vetë për të qënë të qetë. Atëherë, iu përgjigj masteri (mjeshtri) i tyre: ‘Nëse ne nuk do të dalim tani, do të vijë një kohë kur nuk do të ketë më vend për të medituar!”
Ky mision për paqe me veten dhe me të tjerët vazhdon çdo ditë, në çdo vend të botës, aty ku njerëzit duan të jenë në kontakt me vetveten, të jenë të qetë brenda tyre që të kenë mundësi për të ndihmuar këdo tjetër.
Pasi ti mediton, rrethanat nuk kanë ndryshuar por mënyra se si ti i sheh tani është ndryshe! Ti jeton në të tashmen, ti nuk përhumbesh në të arrdhmen dhe as nuk ngec në të shkuarën.

13035456_10154058121493745_614482588_o

Opinione mga studente pjesëmarrëse
Tre studentet e vitit të tretë të psikologjisë, të cilat u përzgjodhën nga aplikimet për pjesëmarrje shprehen për eksperiencën e tyre:

Erjona Imeralilaj:
“Eksperienca në Budapest ishte shumë ndryshe. Murgu që udhëhiqte meditimin, ishte i jashtëzakonshëm. Ai arrinte të të fuste në një gjëndje të thellë, ku mund të arrije në kontakt me dimensione të brishta të vetes dhe ndjeje sikur bëjë paqe me universin. Kur hapje sytë ndiheshe e gjallë, me shqisa të mprehta dhe me një forcë të madhe brendësore, për të vazhduar ditën me një lloj qetësie mendore dhe emocionale. Një përjetim i thellë dhe unik për mua.

Totessa Miho:
Budapesti është një qytet i cili të lejojn udhëtimin në kohë viktoriane! Qytet ku në çdo hap që ti hedh të magjeps! Siç më magjepsi Budapesti, ashtu më magjepsi në mënyrën e vet edhe Samiti i Peace Revolution, në të cilin mora pjesë. Të njohësh njerëz nga vende të ndryshme, të bashkëpunosh dhe të bashkëveprosh me ta në një larmi aktivitesh, është një eksperiencë e cila të mbetet në kujtesë. Njohja e kulturave dhe synimi i të gjithëve për paqen shpirtëtore si dhe paqen në botë, na bashkoi dhe na ofroi “ngrohtësi” shpirtërore! Më kujtoi sa e rëndësishme dhe unike është qenia njerëzore!

Enli Karavella:
Pjesëmarrja në Peace Revolution Sumit në Budapest ishte një eksperiencë e veccantë nga e cila mësova shume. Nëpërmjet meditimit arrita të krijoja kontakt me veten dhe të fitoja vetëbesimin që kërkoja. Mësova se meditimi është mënyra e vetme për të arritur qetësinë shpirtërore duke na udhëhequr drejt një jete më të shëndetshme, drejt një marrëdhënie më paqësore me veten dhe me të tjerët.

13016457_10154058121328745_2097982215_o

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤