Gabimet që shkatërrojnë dashurinë! Kujdes!

Në fillim të një historie dashurie çdo gjë shkon më së miri, ekziston romanticizmi, pasioni, dëshira për të dëgjuar, por me kalimin e kohës shumë gjëra shihen si defekte.

Mashkulli ndihet i lënë mënjanë dhe në disa momente i injoruar, ndërsa femrat mendojnë se çdo gjë shkon mirë.

Bashkëngjitur gjeni disa sjellje që sipas ekspertëve shkatërrojnë dashurinë:

-Të folurit për kohën. Është një lloj bisede që përkthehet ndryshe sikur nuk flitet për asgjë, ndaj është më mirë heshtja.

-Biseda me të tjerët. Problemet përballohen së bashku. Biseda me miken më të mirë bën mirë, por rrezikon të krijohet një frakturë në çift. Ndërsa nëse flitet me partnerin, çdo gjë zgjidhet më shpejt dhe më mirë nga sa mund të presim.

-Siguria e tepërt. Dashuria ka nevojë për ushqim të vazhdueshëm dhe duhet vënë në dyshim herë pas here, duke synuar përmirësimin e raportit.

-Ndrojtja e tepërt në shtrat. Ndrojtja në disa situata mund të ndihmojë, por në krevat me partnerin, mashkullit i ikën dëshira për të qenë bashkë, ndaj sugjerohet më shumë lirshmëri.

-Të thënit gjithmonë jo. Shkojmë në kinema? Jo. Sot dua të shikoj ndeshjen…Jo. Nëse thuhet për çdo gjë jo, në fund të fundit ai do lodhet me ju dhe do tundohet ndaj diçkaje më të gatshme.

-Kriza e …vitit të shtatë. Të bërit gjithçka dhe çdo gjë bashkë. Është bukur që gjërat të bëhem më çift, por është e nevojshme që secili të ketë hapësirën e vet, pasi në të kundërt raporti rrezikon të mbytet. Një dalje me miqtë, pazari me shoqet etj, mund të ndikojë në alternimin e stilit të jetës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤