Gardisti vrau gruan për xhelozi, reagon ashpër Aurela Gaçe: Këta s’kanë shërim!

View Gallery
2 Photos
Gardisti vrau gruan për xhelozi, reagon ashpër Aurela Gaçe: Këta s’kanë shërim!
aurela

Gardisti vrau gruan për xhelozi, reagon ashpër Aurela Gaçe: Këta s’kanë shërim!
aurela 1

Ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin, vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj gardist, ka reaguar ashpër edhe këngëtarja Aurela Gaçe.

Teksa blogeri Olti Curri ka postuar në “Instagram” një fotografi të viktimës dhe gardistit 44-vjeçar e shkruan përmbi saj “O gra shqiptare, ju rujt Zoti, se asnjë tjetër nuk ju ruan!”, Aurela Gaçe ka vendosur të komentojë, duke e cilësuar personin që kreu krimin si një njeri që nuk ka shërim.

“Trim me armë në dorë. Ka edhe burrni të thotë se e tradhtonte? Oh! Këta s’kanë shërim! Si i bëhet? Si mund të mbrohen këto gra? Si, si? Dhimbje zemre!”-është shprehur ajo.

Mëngjesin e djeshëm, gardisti Alket Arapaj e vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit në shtëpinë e tyre në Allias. Aktin e rëndë, autori i vrasjes e justifikoi me faktin se gruaja e tradhtonte.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤