Gjërat që meshkujt i mendojnë por nuk i thonë

Closeup of a thoughtful smart business executive with colleagues in the background

Meshkujt kanë plot mendime të cilat i mbajnë për vete, dhe thjesht mendojnë se diçka nuk i lë që t’i shprehin ato me zë të lartë. Ja cilat janë këto mendime:

“Pse ajo ka vënë aq shumë grim?”

Është e vërtetë që grimi të bën të dukesh më e bukur dhe t’i mbulon pjesët që nuk janë aq të përsosura, por sidoqoftë kjo nuk arsyetohet që vajzat ta teprojnë me grimin në fytyrë.

“Të dua”

Këtë mund ta mendojnë për vajzat që u pëlqejnë, ndoshta edhe për nënat, por këtë nuk e thonë për shkak se mendojnë që ana e tyre mashkullore “cenohet”. Megjithatë, vetëm pse djemtë nuk e thonë këtë, nuk do të thotë që nuk e ndjenjë.

“Jam shumë xheloz”

Askush nuk e pëlqen një person xheloz, edhe pse të gjithë ndihemi xhelozë ndonjëherë sepse kështu funksionon vetë jeta. Por këtë meshkujt nuk e thonë apo nuk e pranojnë, sepse ndoshta dëshirojnë të mbeten gjithmonë “të përsosur”.

“Ai fustan nuk është edhe aq i mirë…”

Ndoshta është fustani më i keq në botë, por djemtë do t’ju thonë se ju bën të dukeni shumë të bukur, dhe kjo vetëm që të jenë të sjellshëm.

“Vërtet që nuk je aspak qesharak”

Të gjithë e kemi një shok i cili mendon se është komedian dhe vazhdimisht tenton të na bëjë të qeshim. Megjithatë meshkujt gjithmonë provojnë të shtiren sikur po qeshin, por brenda vetes thjesht duan që ai/ajo të ndalojë së foluri.

“Nuk ndihem mirë”

Burrat janë burra, nuk sëmuren kurrë! Epo, fatkeqësisht edhe ata sëmuren, por kjo është thuajse “detyrë” e meshkujve të shtiren si të fortë e të mos e pranojnë këtë.

“Më mungon ish-e dashura”

Nëse e pyesni ndonjë mashkull se çfarë mendon për ish-të dashurën, me siguri do të përgjigjet duke e ofenduar atë. Por në të vërtetë, jo të gjithë i urrejnë ish-të dashurat, pasi shumica prej djemve edhe kanë mall të madh për to.

“Jam i tmerruar”

Edhe kjo është një dukuri te të gjithë meshkujt, të cilët megjithatë e urrejnë ta pranojnë se frikohen jashtëzakonisht shumë. Ndoshta vihet në pikëpyetje krenaria apo ndoshta provojnë të aktrojnë si meshkujt të fuqishëm. Gjithsesi, çdo mashkull frikohet nga diçka.

“Nuk kam para”

Gati të gjithë meshkujt shtiren sikurse kanë para dhe i hedhin ato edhe në tokë para femrave, por në fakt shumica e tyre nuk kanë të ardhura të majme edhe e kanë të vështirë të bëjnë një jetë luksoze.

“Po bie në dashuri me shoqen tënde”

Kjo padyshim që nuk është gjëja më e mirë që mund t’ia thuash të dashurës tënde. Megjithatë, ky mendim u shkon nëpër mend shumë meshkujve dhe i bëhen të ndihen fajtorë. Por nëse e dashura juaj nuk e di për ndjenjat tuaja, atëherë ajo nuk lëndohet dhe gjithçka është në rregull.

“Nuk më pëlqen të rri me familjen tënde”

Kur anëtarët e familjes janë të pranishëm, gjërat thjesht bëhen më të çuditshme dhe gjithçka ndryshon.

“Kam nevojë të kaloj pak kohë vetëm”

Nëse meshkujt i thonë të dashurës apo shoqërisë se duan të qëndrojnë vetëm në shtëpi, gjasat janë të mëdha që atë do ta kritikojnë. Megjithatë, të gjithë e dëshirojmë një kohë të caktuar për ta kaluar vetëm.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤