Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand

View Gallery
5 Photos
Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand
Piktura 1

Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand
Piktura 2

Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand
Piktura 3

Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand
Piktura 4

Gjermani/ ‘Pikturat e Hitlerit’ dështojnë të shiten në ankand
Piktura 5

Pesë piktura që thuhet se janë krijuar nga lideri Adolf Hilter, nuk janë arritur dot të shiten në një ankand në Gjermani. Akuzat e falsifikimit ishin ato që stepën blerësit, ndërkohë që kryebashkiaku i Nuremburgut, Ulrich Maly e përshkroi atë për gazetën Sueddeutsche Zeitung si “diçka që lë shije të keqe”.

Jo më kot ankandi u mbajt në qytetin e Nuremburgut, pasi njihet për tubimet e dikurshme famëkeqe hitleriane si dhe për shndërrimin e mëvonshëm në vendin ku udhëheqësit nazistë u gjykuan për krime lufte në 1945-ën.

Krahas 5 pikturave, përmes së cilave shtëpia e ankandit Weidler shpresonte të merrte jo më pak se 45 mijë euro, shitja përfshiu edhe objekte që thuhet të kenë qenë në pronë si të diktatorit, sikurse një vazo dhe një karrige kashte.

Ligji në Gjermani e ndalon tregimin në publik të simboleve naziste , më përjashtim të rasteve kur kjo bëhet në disa kontekste si për arsye mësimore apo historike. Në rastin konkret, shtëpia e ankandit “Weilder” arriti të mos e shkelë ligjin duke i integruar simbolet në katalogun e saj.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤