Gryka e Këlcyrës, një monument natyror

Të gjithë rendin pas detit dhë plazheve por ka edhe mundësi alternative.
Gryka e Këlcyrës (në kohët e moçme e njohur si Fauces Antigonenses), është një grykë me pamje spektakolare në qytetin e Këlcyrës.

Vend pushimi në të cilin gjenden burime ujore malore të cilat derdhen në lumin Vjosë në formë ujrash, të rrethuara nga një masiv pemësh.

Është peizazh karakteristik ku ndërthuren natyrshëm bimësia barishtore, drurët pyjorë me bimësinë higro – hidrofile që gjendet përgjatë burimeve ujore në shtratin e lumit Vjose, habitat ku shprehen mirë të gjitha tipet e bimësisë. Gjatësia e kësaj lugine është 13 km dhe gjerësia 1 – 1.5 km.

gr7

gr13

kelc5

gr5

Në largësinë rreth 3 km nga qyteti Këlcyrës ndodhen Rrepet e Grykës, objekt që funksionon si pikë turistike.

Peizazhi i drurëvë pyjorë i harmonizuar me burime të bollshme ujore ka vlera atraktive, estetike e ekoturistike.

Përgjatë luginës Gryka e Këlcyrës gjendet burimi ujor Ujët e Zi, që ruan kaltërsinë edhe kur përzihet me ujërat e lumit Vjosë.

Ky peizazh ka vlera mjedisore të pazevendësueshme, tepër çlodhës dhe rekreativ për vizitorët. Frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Ndaj vendoseni në axhendën tuaj nëse keni planifikuar disa ditë pushim në gusht.

kelcyre

gr12

kelc5

kelc4

kelc2

gr13

gr12

gr10

gr7

gr9

gr8

gr14

gr5

gr2

gr

gr4

gr1

gr3

gr11

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤