Historia që po përlot botën, profesori hero mbuloi me trup studentët për t’i mbrojtur

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur SHBA-të. Një 19-vjeçar, Nikolas Cruz, ka vrarë 17 persona në një shkollë të mesme në Florida.

Profesori i fizkulturës në momentin që agresori ka filluar që të qëllojë me armë në drejtim të studentëve, është hedhur para tyre për t’i mbrojtur.

Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Mësohet se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr.

Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën.

Ai u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.

Sherifi i Kontesë së Brauardit, Scott Israel tha se 19-vjeçari ishte përjashtuar nga kjo shkollë një vit më parë për “arsye disiplinore” që ende nuk dihen.

Cruz ishte i armatosur me një pushkë AR – 15 dhe granata tymuese kur hyri në shkollë me maskë kundër gazit dhe vrau 17 studentë dhe staf.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤