Hitleri, ky joshës i madh

hitler me gra

Gratë e diktatorëve…
Quhen Nadja, Klara, Magda, Çian Çin, Katerina, Mira… Ata quhen Lenin, Musolini, Stalin, Hitler, Salazar, Mao, Çaushesku, Bokasa, Millosheviç. Bashkëshorte, shoqe, nimfaburimesh, admiruese, atokanëtëpërbashkët faktin që janë një herazi të dashuruara dhe ngadhnjyese, të mashtruara dhe të flijuara, ndonjëherë deri në vdekje. Dianë Dykre rrëfen në “Gratë e diktatorëve” me imtësi takimet, strategjitë e joshjes, marrëdhëniet dashurore, ndërhyrjen e politikës dhe fatet e ndryshme, shpesh tragjike, të femrave, të cilat kanë hasur në rrugën e tyre diktatorë dhe kanë kaluar nëpër shtratin e tyre. “Gratë e diktatorëve” i Dianë Dykret vjen në shqip nën shqipërimin e Kopi Kyçykut. Pas çdo fjale dhe ligjërate, pas çdo tabloje brutaliteti e joshjeje, duke na ndihmuar të daltojmë në përfytyrimin tonë portretet e diktatorëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar.

Hitleri, ky joshës i madh
hitler

Letra dashurie për një diktator
48966b3dd61aff7cfb2c06b3bfbc299b

Seksi ka qenë përherë një armë e fuqishme pushteti dhe nga ana tjetër, pushteti është shpesh shumë joshës në mënyrën më të thellë. Edhe kur personi nuk është një njeri plot humor e madje as i bukur, pushteti i jep atij një armë të fortë joshjeje që ndikon në pavetëdijen femërore. Kështu, edhe pse zor të përfytyrohet Hitleri, diktatori mustaqesh kur të rifutur në lëkurën e një simboli seksi, ai mblodhi nga fansat më shumë letra se sa Mik Xhegeri dhe Bitëllsat tëmarrë së bashku. Vërshimi i vazhdueshëm i letrave drejt kancelarisë private tëRajhut, ndjek lakoren e popullaritetit të tij: më 1925 tekstet trajtoheshim nga vetëm një arkivist. Prej janarit deri në prill 1933, Hitleri mori mbi tri mijë. Në fund të vitit u bënë pesë mijë. Më 1934 mbërritën të paktën dymbëdhjetë mijë letra, ndërsa më 1941 më shumë se dhjetëmijë. Ato sistemoheshin në kancelari. Letrat u stokuan në “Arkivin A”, që u krijua enkas, ku zunë vend letrat “e shkarravitura nga femrat”.
Mëposhtë, po sjellimcopëza nga disa prej këtyre letrave, tëmarra nga “Gratë e diktatorëve”.

Me shkrim dore

Fryher i adhuruar
“Shteti rrënohet pikërisht sepse lini të rrënohen gratë. Nga Hitleri femrat presin një të ardhme më të mirë…”
Emmi Hoffmann, Dresden, 1932.

“Fyhreri im i dashur,
Çdo ditë jam e detyruar të mendoj për ju. Çdo orë e çdo minutë. Do të kisha shkuar me gjithë zemër në Berlin dhe do të kisha ardhur tek ju! A kam të drejtë ta bëj një gjë të tillë? Çfarëdo që të ndodhë, jeta ime ju përket. Nuk mund të mendoj ngaqë mendoj vetëm për ju. Nuk mund të dashuroj të tjerë veç jush. Le të shpresojmë që dëshira ime të përmbushet. Më shkruani, ju lutem, në se kam të drejtë të vij.”

hitler gra

“I dashur Fyhrer Adolf Hitler!
Një grua nga Saksi do të kishte shumë dëshirë të kishte një fëmijë me ju. Është me siguri një dëshirë e fuqishme tepër e veçantë dhe vetëm mendimi që nuk duhet  të keni fëmijë më ankthon….”
Berlin, 10 shator 1939.
“Dua të të shkruaj sepse jam kaq e vetmuar. Në shtëpi, djemtë kanë dalë të dy për shëtitje. Leheni ka shkuar tek një mik, ndërsa unë jam ulur për të bërë punë dore. …Vështroj gjithnjë fotografi të e tua dhe i vendos para meje, përpara se t’i puth. Po, po, dashuria ime, i dashuri im, i miri im Adolf, dashuria është e vërtetë si ari. (…) Dhe tashmë, i dashuri im, mendoj se e ke marrë pakon time me ëmbëlsira dhe besoj se të ka pëlqyer.

Admiruese të ngutura për ta futur Fyhrerin në rrjetën e tyre, i dërgojnë as më shumë e as më pak se sa kontrata martese:

“Me këtë deklaratë të nën shkruar, Zonjusha Anne-Mari R. ju merr zyrtarisht bashkëshort”.

adolfhitler2

No Comments Yet

Comments are closed

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤