Horoskopi, 14 shkurt 2016

skop-1

Dashi

Programi juaj i ditës së sotme do të jetë i dendur dhe intensiv, por vullneti juaj edhe më i vendosur, s’ka si të jetë ndryshe kur temë është presoni juaj i zemrës.

Demi

Mos bëni komente të nxituara edhe pse mund t’ju vijnë spontanisht. Duhet të ruani qetësinë në mënyrë që marrëdhënia juaj në çift të mos dëmtohet.

Binjakët

Sot nuk do të keni sy për askënd tjetër veçse për personin tuaj të zemrës, ai do të jetë gjithë kohës në mendjen tuaj. Beqarët më mirë të presin edhe disa ditë për të bërë ndryshime.

Gaforrja

Do të mbeteni shumë të surprizuar nga rrëfimi i dashurisë që do ju bëjë partneri/ja. Mos e gjykoni, por lëreni që të “shfryhet” dhe të tregojë se çfarë do.

Luani

Kjo javë nuk ka qenë e lehtë për ju, por më në fund gjërat duket se do të ndryshojnë për sa i përket marrëdhënies suaj në çift. Gjeni kohë për të qetësuar veten dhe partnerin/en.

Virgjëresha

E sotmja do të jetë një ditë përgjithësisht e qetë. Gjatë pasdites do të arrini të shmangni një gabim, ndërsa për të përmirësuar mbrëmjen shfrytëzoni duke e kaluar përkrah njeriut të zemrës.

Peshorja

Sot do të jeni një vullkan plotë me ide dhe për partnerin/en nuk do të jetë e lehtë që t’ju rri mbrapa. Por gjithsesi ju mos u ndalni nga asgjë dhe ndiqni inspirimet tuaja.

Akrepi

Ju duhet të ndryshoni menjëherë sjellje e sidomos në drejtim të besimit ndaj personit tuaj të zemrës. Në vend që ta bëni më shumë pas vetes po e largoni dita ditës.

Shigjetari

Do të jetë një ditë ideale për të dashuruarit të cilët falë ndonjë organizimi do të kalojnë çaste të bukura dhe momente romantike përkrah njëri-­tjetrit.

Bricjapi

Bëni kujdes që të mos jini të bezdisshëm ndaj partnerit/es, njohja juaj nuk është shumë e thellë, ndaj merrni në konsideratë faktin që mos të prishni atë që keni ndërtuar.

Ujori

Mos jini keqdashës në interpretimin e sjelljes së personit që e doni shumë. Mundohuni ta gjeni lumturinë tuaj në gjëra të vogla. Beqarët do realizojnë takime të shumta, por për asnjërin nuk do i rrahë zemra.

Peshqit

Ndryshoni programet tuaja të zakonshme dhe eksperimentoni diçka të re sot duke kërkuar edhe bashkëpunimin e partnerit/es. Nuk do të zhgënjeheni.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤