Horoskopi, 26 dhjetor 2016

skop-1

Dashi 21/3 – 20/4

Mënyra se si do të nisni javën do të jetë vendimtare për shumë prej jush. Parashikohet përmirësim i disa raporteve që janë në krizë. Do i lehtësoni gjërat, duke ndjekur zemrën.

Demi 21/4 – 21/5

Kjo ditë nuk është e duhura për gustot tuaja të rafinuara. Yjet, në mënyrë të veçantë Hëna, nuk do ju favorizojnë. Nëse keni lindur në ditë të enjte ose të premte, do merrni me maturi vendime drastike.

Binjakët 22/5 – 21/6

Do të jeni nën presionin e Mërkurit dhe për këtë arsye dita do të ikë për inerci, pa mundur që të ndikoni në përmirësimin e saj. Mos i jepni shkak partnerit për të krijuar zënka të kota. Kujdes me xhelozinë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës, sidomos në fushën e ndjenjave. Situatat konfliktuale ose të komplikuara do gjejnë zgjidhje lehtësisht. Më në fund do të gjeni relaksin që prisnit.

Luani 23/7 – 21/8

Me shumë mundësi, dikush prej jush me qëllim do të heqë dorë nga besimi i një mrekullie, e cila mund të ketë ndikim të madh në ekonominë tuaj. Këshillohet të bëni kujdes, ajo që nuk e prisni qëndron pas dere.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Do të jetë një ditë shumë e dobishme dhe e frytshme për shumë prej jush. Situata më e mirë do të paraqitet në raportin me familjarët.Bujaria juaj do të dhurojë kënaqësidhe pse jo ndonjë shpërblim.

Peshorja 24/9 – 23/10

Do jetë një ditë e kënaqshme për shumë situata, mes tyre për faktin se do arrini të kaloni pa problem një situatë që ju ka shqetësuar së fundmi.

Akrepi 24/10 – 22/11

Kjo është një periudhë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos deri në mesditë. Parashikohet të lini pas problemet që ju kanë shqetësuar dhe të veproni me qetësi. Nxitimi nuk ju ndihmon aspak.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Dita do të jetë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të Hënës, Marsit dhe Neptunit. Do të gjeni mbështetjen që kërkoni te një mik dhe do arrini të kaloni çdo pengesë, pa më të voglën vështirësi.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Kjo është një periudhë e zbehtë, me shumë pak alternativa për t’iu ndihmuar. Disa prej jush do ta gjejnë veten në vështirësi. Ajo që këshillohet është që të “armatoseni” me durim.

Ujori 21/1 – 19/2

Kjo e hënë është një ditë perfekte për t’u shijuar me dikë të nivelit tuaj dhe që ju mbush me kënaqësi dhe vëmendje. Në fushën ekonomike, yjet kanë përgatitur një surprizë speciale për ju.

Peshqit 20/2 – 20/3

Kjo ditë nuk do të jetë aspak e keqe, sidomos në punë dhe në fushën e ndjenjave. Horoskopi këshillon që të përfitoni sa më mirë nga disa situata. Lërini mënjanë fjalët e kota.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤