Horoskopi, 29 dhjetor 2016

skop-1

Dashi 21/3 – 20/4

Kjo ditë do të nisë me Marsin, kundër shenjës suaj. Mund të keni debate në punë, por edhe në lidhjen në çift mund të ketë zënka. Keni nevojë të pushoni më shumë.

Demi 21/4 – 21/5

Humori i keq do të bëjë që të ndiheni të tensionuar, sidomosm nëse jeni të detyruar të punoni, ndërkohë që keni nevojë për pushim.

Binjakët 22/5 – 21/6

Gjatë kësaj të marte do të përballeni me një situatë të tensionuar. Mos u dekurajoni nga brishtësia e yjeve, por mundohuni të përfitoni nga çdo situatë dhe të qartësoheni brenda vetes.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Janë të nevojshme ndryshime në rutinën tuaj dhe yjet do t’ju mundësojnë të gjitha mjetet për të vepruar. Por ju do të tregoheni të ndrojtur dhe do të preferoni të nuhasni.

Luani 23/7 – 21/8

Do të jetë e vështirë të ndaloni vitalitetin tuaj dhe sidomos në dashuri do të ndjeni gjithçka për të cilën keni nevojë, mjafton të jeni pak të guximshëm.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Kjo e martë do të jetë një ditë mjaft e vështirë. Do të karakterizoheni nga lodhja dhe humori i keq, të cilat do t’ju pengojnë që ti çoni gjërat deri në fund në punë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Për beqarët, nuk ka kohë për të humbur. Lëreni veten të lirë pa rezerva, dilni nga fortësia që keni ndërtuar rreth vetes. Mos kini më keqardhje, por jepuni edhe ndaj një aventure.

Akrepi 24/10 – 22/11

Kjo nuk është dita e duhur për ndryshime në punë, për shkak se mund të ndeshni në pengesa, të cilat nuk do të lejojnë zbatimin e projektit tuaj.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Dita do të jetë mjaft pozitive, e mbushur me entuziazëm dhe vitalitet. Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Do të kaloni çdo vështirësi pa shumë mundim.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Së shpejti do të nisë një fazë e re në jetën tuaj dhe një fillim i ri. Qartësoni mirë se çfarë doni. Hezitimi para një mundësie mund të jetë fatal, si në dashuri edhe në punë.

Ujori 21/1 – 19/2

Kjo ditë do të jetë mjaft e vështirë. Do të jeni mjaft të lodhur dhe të ngarkuar, pasi peripecitë nuk do t’ju ndahen. Bëni mirë të relaksoheni pak, bëni bilancet tuaja dhe me qetësi do të arrini sukses.

Peshqit 20/2 – 20/3

Në qendër të mendimeve tuaja do të jetë si të pushoni dhe nevoja për të rikuperuar energjitë, pas lodhjes së kohëve të fundit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤