Horoskopi për ditën e premte, 12 prill 2019

Ky është horoskopi për ditën e premte, 12 prill 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Mundohuni që të ngadalësoni pak ritmin, pasi jeni të përfshirë në shumë gjëra që ju shkaktojnë lodhje dhe ngarkesë fizike. Ka ardhur koha për t’iu përkushtuar dashurisë, pasi është gati për të nisur një fazë shumë pozitive, mjafton që të mos fiksoheni me personin e gabuar. Shihni përreth, historitë që do të lindin, janë mjaft të favorizuara.

Demi

Gjatë kësaj të premteje do të ndjeni nevojën për të dashuruar dhe për të zbuluar një anë tuajën sentimentale. Jepuni më shumë hapësirë ndjenjave. Mundohuni që të rikuperoni energjitë dhe të gjeni më shumë kohë për veten.

Binjakët

Vijon një periudhë tranzicioni, ku po shfryheni duke thënë çdo gjë që mendoni, duke përdorur shpesh fjalë dhe tone zëri shumë të ashpra. Mundohuni që të dilni disi nga rutina dhe nëse mundeni, bëni një udhëtim të shkurtër. Mund të keni probleme me njeriun e zemrës.

Gaforrja

Përfitoni nga kjo ditë për t’iu treguar të tjerëve se dini të jeni të shoqërueshëm. Do të rrëmbeheni nga puna dhe çdo rezultat i arritur do të jetë fryt i lodhjes, gjë që do të bëjë që të përjetoni kënaqësi të mëdha.

Luani

Mendoni dhe veproni më së miri dhe jeni gjithmonë një hap para të tjerëve. Mundohuni që të mos mendoni vetëm për punën dhe profesionin, por përkushtojuni më shumë edhe ndjenjave. Kjo ditë është e bukur për dashurinë dhe njohjet e reja, të cilat premtojnë shumë.

Virgjëresha

Mundohuni të hiqni maskën e njeriut të fortë pasi nuk ka nevojë të shtireni ndryshe, me ata njerëz që ju njohin. Jeni gjithmonë gati për të zgjidhur problemet e të tjerëve, por shpesh lini veten pas dore. Mundohuni që ti përkushtoheni më shumë vetes dhe besojini më shumë instinktit.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku do të keni shqetësime fizike dhe psikologjike si pasojë e ambientit të jashtëm dhe provokimeve që ju rrethojnë. Mundohuni që të mos reagoni dhe të ruani qetësinë, pasi që nga dita pasuese, situata do të vijë e përmirësuar.

Akrepi

Për të qenë të qetë, duhet të largoni çdo gjë që ju bën të ndiheni keq. Dashuria është mjaft e favorizuar për të gjithë ata që janë në çift, por edhe ata që janë vetëm do të kenë mundësi të mira për të bërë njohje interesante.

Shigjetari

Ka ardhur momenti për t’i dhënë më shumë hapësirë ndjenjave dhe për të rigjetur qetësinë tuaj. Përfitoni nga kjo ditë për të zgjidhur problemet e vogla në raport me të tjerët dhe të sqaroni çdo keqkuptim.

Bricjapi

Parashikohet një ditë e mbushur me stres, ku problemet tuaja do ju duken më të mëdhatë, duke qenë të ngarkuar me ankth, shkruan noa.al. Duhet ti shikoni gjërat më objektivisht, për të kuptuar se çfarë duhet të bëni për të qenë më të qetë.

Ujori

Do të jetë një e premte kaotike, ku duhet të vini më shumë rregull. Duhet të rishikoni raportin në çift për të kuptuar se çfarë ju bezdis, në mënyrë që të vendosni se si të veproni. Parashikohet një periudhë aspak e qetë, ndaj më mirë mos e teproni me mbingarkesën në punë.

Peshqit

Keni nevojë për tu shkëputur për pak kohë nga gjithë sa ju rrethon. Doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj, për të kuptuar sa vleni dhe për ti dhënë një shtysë zakoneve të vjetra. Mundohuni që të rigjeni pasionin edhe lidhur me një raport të vjetër.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤