Hudhra, një nga ushqimet që bën mrekulli!

hudhra-1

Hudhra është konsideruar si një nga ushqimet “mrekulli” për shkak të elementeve ushqyese dhe kuruese që mbart. Ajo është konsideruar gjithashtu si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyral, që është e aftë të trajtojë edhe disa kushte shëndetësore.

Këtu do t’ju paraqesim disa mënyra alternative të përdorjes së hudhrës, jashtë kuzhinës:
Pastron fytyrën: shumica e kremërave dhe sapunëve me efekt pastrues të fytyrës përmbajnë kimikate dhe shkaktojnë irritim të saj. Pastrimi i fytyrës, sidomos akneve, puçrave me hudhër do të ishte një alternativë e mirë dhe e sigurtë.

we

Hudhra përmban allicinë, element i cili ka veti anti­bakteriale, anti­fungale, anti­virale dhe vepron si një pastrues shumë i mirë për fytyrën. Priteni një thelb hudhër në dy pjesë dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

so002-1200x630

Trajton kallot dhe kërpudhat tek këmbët: revista “The New York Times” rekomandon që të mbani këmbët në një legen me ujë të ngrohtë ku të keni grimcuar 2­3 thelpinj hudhre. Më pas me anë të një lime të lyer me vaj ulliri hiqni kallot dhe kërpudhat.

kembe-e1436773254268

Lehtëson dhimbjet e dhëmbit: vendosni një copë hudhër në dhëmbin që ju dhemb dhe mbajeni derisa dhimbja t’ju jetë reduktuar.

hudhra10

Ndalon infeksionin e veshëve: siç e përmendëm edhe më sipër, hudhra ka veti antiboitike. Me anë të një pambuku lyeni veshin me pak lëng hudhre, kjo mënyrë lufton infeksionet.

what-happens-if-you-put-a-clove-of-garlic-in-the-ear-while-you-sleep

Redukton ënjtjen dhe skuqjen: nëse jeni vrarë apo keni ndonjë lëndim të lehtë, aplikoni pak lëng hudhre në atë zonë. Hudhra do të reduktojë ënjtjen dhe skuqjen dhe do të parandalojë infektimin e zonës përreth.

Mbron bimët nga insektet apo dëmtuesit e tjerë: në një shishe sprucuese hidhni ujë dhe disa thelpinj hudhre të grimcuara. Spruconi ujin mbi bimë dhe insektet do të qëndrojnë larg.

foto-1hudhra

Mund të kapni peshk: disa peshkatarë mendojnë se vendosin një thelb hudhër për të kapur peshk.
Nëse peshkimi është hobi juaj përdoreni këtë metodë.

4-powerful-healing-roles-of-garlic

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤