Ina  në modën e çudirave

View Gallery
5 Photos
Ina  në modën e çudirave
1

Ina  në modën e çudirave
2

Ina  në modën e çudirave
3

Ina  në modën e çudirave
4

Ina  në modën e çudirave
5

Këto kohë artikullin  më të  bukur të  gardërobës,  aktorja Ina Gjonçi  thotë se ka  një fustan vintage maxi size me kuadrate bardhezi,  që i kujton dyshemenë e “Lizës në botën e çudirave”, të cilin nuk kishte si e pagëzonte ndryshe, veçse  si lepuri  “Beni Bani”

 

Moda për mua është mënyra si vishem unë.

Eleganca është mënyrë të ndjeri. Nuk ka aspak lidhje me modën madje kjo e fundit mund ta vrasë nëse kthehet në qëllim në vetvete.

Femininiteti është ai me të cilin aq shumë abuzohet sot. E prandaj zgjedh ta miksoj me androgjinen.

Stili im jam unë. Ai ecën paralelisht me gjendjet e mia, të  cilat nuk bien kurrë pre e monotonisë. Unë nuk mund të  ndihem në  një mënyrë, e të  vishem në  një tjetër. Një ditë  më  gjen të  veshur rock me xhinse të  shkurtra, këmishë të  gjerë , xhaketë  lëkure, atlete, dite tjetër me fustan me dantella dhe fjongo kombinuar me balerina e kapele apo më  tej akoma  me pantallona kauboj e këmisha me shpatulla jashtë alla Janis.

Nuk bëj dot pa …dyqane të  vegjël e të  fshehtë, ku sigurohem se gjej gjëra, të rralla, të cilat nuk do ia shoh edhe të tjerëve.

Stilistët e mi të preferuar mbeten ata që  përmes modës kanë  rrëfyer jetën dhe mundimin e tyre të brendshëm. Nga kjo pikëpamje, risia që  solli Chanel përsa i përket asaj që na bën të ndihemi bukur pa bërë kompromise me të  ndjerit rehat, e bën të  preferuarën time.

Markat e mia fetish praktikisht nuk ekzistojnë. Më pëlqen të  miksoj për shembull një palë Gucci të  sheshta me fustane vintage të  tregjeve të vogla, apo bluza të  gjetura po në dollapin e mamasë sime.

Të pashmangshmet bazike janë të sheshtat qofshin atlete, balerina apo sandale, çantat e stërmëdha (të cilat zakonisht kanë aq pak gjëra brenda) dhe rimeli.

Jeta pa taka është …parajsa.

Aksesori thelbësor mbeten atletet.

Çanta ime kult këto kohe ka qene një thesar i gjetur në  gardërobën e mamit: e vogël,  prej kashte,  me një zinxhir të  shndritshëm që  i jep elegancën e duhur edhe për mbrëmje.

Veshja ideale ndryshon sipas gjendjeve të  mia. Por “the little black dress” kombinuar me syze të  mëdha apo bizhu që  i japin dritë  mbetet zgjidhja e përbotshme për mua.

Artikulli më i bukur i gardërobës sime tani për tani është një fustan vintage maxi size me kuadrate bardhezi që më kujton dyshemenë e “Lizës në botën e çudirave”. Kështu që  e kam pagëzuar me emrin “Beni Bani” si lepuri i saj.

Shija e keqe është…fatkeqësi.

Çfarë më bën të bukur…më  bën floku im i pakrehur, edhe kur krihem në parukeri. Hashtag bedhead.

Veshja për të joshur mbetet buzëqeshja (dhe le të  tingëllojë klishe!  )

Ikonat e mia të modës kanë ndryshuar me kohën e janë gati paradoksale. Shembulli i parë  ka qenë  ime ëmë, e cila vazhdon të  ketë një shije të  jashtëzakonshme. Më  pas më  frymëzonte çmenduria e Scarlett O’Hara-së që  sajonte një fustan thuajse qesharak, me perdet e shtëpisë, për të  vazhduar më  vonë me fytyrën e viteve ’90   Kate Moss e sot pse jo edhe me fashion blogger si Leandra Medine, veshjet e se cilës megjithëse  nuk do i vishja kurrë, mbeten një frymëzim për atë që  quhet personalitet në   të  veshur.

Suveniri më i mirë i modës janë një pale kominoshe të  kuqe nga ime ëmë, që  për nga forma kujtojnë mangat japoneze.

Frymëzimet e mëngjesit edhe përsa i përket veshjes mbeten qielli dhe energjia pozitive.

Ngjyrat e preferuara për shumë  kohë  thuajse nuk ekzistonin pasi lidhja ime me të  zezën, që  më  dukej aq e lumtur si ngjyre, ishte tejet e fortë. Sot, mund të  them, që  dashuroj të  vesh çdo ngjyrë.

Artikulli apo aksesori  që ndjej më shumë timin janë një palë  vëthë të punuar me dorë  nga shoqja ime Gloria, (e cila ka një “Vend Sekret” plot thesare të  tilla) me motivet e Mondrian-it. Këto dite pres aksesore të tjerë prej saj me ngjyrat e Klimt-it e Basquiat.

Peliçe, po apo jo? Jam kategorikisht kundër, për arsye krejtësisht të kuptueshme. Më  duket e tmerrshme të  hedh mbi supe, jetën e një qenieje të gjallë.

Bizhuteritë , të vogla e të çmuara apo të mëdha?  Për mua ka pak rëndësi. Të  mëdha, për të  plotësuar një veshje të  thjeshte e minimaliste në  rastin e kundërt.

Kurrë nuk do të vishja…reçipeta me rripa të  tejdukshëm.

Sekretet e  mia të bukurisë përmblidhen veç në  një. Nuk këmbëngul kurrë për t’u dukur bukur (nëse ka një etalon për bukurinë). Dua të  ndihem mirë  me Inën e ta respektoj duke mos e maskuar, kamufluar, vrarë. Profesioni im, më  jep mundësinë, të  shndërrohem në  skenë. Në  jete unë jam Ina, e dua të  dukem si Ina me gjithë gjendjet e saj.

Jam e varur nga dëshira për të  mos veshur të  njëjtat gjëra më shumë se dy herë.

Vintage apo avantguard ?Vintage, avanguard, retro,punk, rock, shtrenjtë, lirë, dje, sot, nesër, pasnesër. Unë nuk kam kufij.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤