Incidenti: Ja pse u acarua Erion Braçe me dy gazetaret

Mbledhja e komisionit të Ekonomisë është mbizotëruar ditën e sotme nga debatet e ashpra mes opozitarëve dhe deputetëve të Partisë Socialiste në qeveri.

Kryetari i Komisionit Erion Braçe kohët e fundit nuk po përmbahet në komision dhe pasi një javë më parë i ulëriti deputetes së PS, Evis Kushi, sot me nervat e PD i ka nxjerrë nga salla dy gazetare femra.

Në një moment kur ka dëgjuar gazetaret të qeshin, Braçe iu është drejtuar gazetares së News24, Marsela Karapanço me fjalët “Mos rënko ti aty”, ndërsa kur ka parë atë të Report Tv, Esiona Konomi duke qeshur e ka nxjerrë jashtë: “Ti me syze, dil pak përjashta, dil përjashta që të kuptosh se ka etikë këtu. Shkoj bëje te PD këtë që bëre këtu’’.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤