Italia dhe 10 ishujt e saj të mrekullueshëm

Nuk është e nevojshme të lodheni nëpër botë për të gjetur bukuri natyrore dhe pamje piktoreske. Një zonë e Paqësorit, apo ndonjë “xhep” tjetër nëpër botë, mund të jenë një destinacion më tërheqës dhe më ekzotik për t’ia treguar miqve, por nuk është nevoja për t’i rënë botës rreth e për qark për të gjetur skenarë magjikë dhe një det prej ëndrrash.

elba

Picture 1 of 10

Italia ka brigjet më të bukura dhe ishuj të parajsës, me atraksione historike, kulturore dhe gastronomike. Pra, nuk mbetet gjë tjetër ves se të zgjidhni dhe të prenotoni pushimet.

SICILIA – Fillojmë udhëtimin tonë nga ishulli më i madh në brendësi të Mesdheut. Bukuritë e tij janë të pambarimta: plazhe të mrekullueshme, mrekulli arkeologjike, ndërtesa përrallore dhe një vullkan aktiv (Etna), që herë pas here shndërrohet vërtet në një spektakël.

SARDENJA – Është ishulli i dytë italian për nga madhësia, por ofron një det, që me siguri nuk ka të krahasuar. Ujërat e saj ngjasojnë me brigjet e Egjeut, plazhet e bardha dhe një zonë e thellë dhe e pasur me histori dhe bukuri, duke e bërë atë një nga destinacionet turistike më të famshme.

ELBA – Është një zonë absolute në zonën e Tirrenios. Në mesin e miqve të saj më të famshëm, edhe ajo krenohet me rezidencën e Napoleon Bonapartit, i cili kaloi aty mërgimin e tij të parë. Ata që i duan plazhet, mund të marrin frymë lehtësisht: në Elba numërohen gjithsej 150 të tillë.

PONZA – Është një tjetër mrekulli e Tirrenios. Ndodhet në gjirin e Gaeta-s, ajo u ofron vizitorëve fshatra piktoreskë dhe detarë me një bukuri që të lë pa frymë. Vija bregdetare, shumë e prerë, ka disa plazhe dhe mini-plazhe: një nga më të famshmit është Chiaia di Luna, nga vetë forma karakteristike e gjysmë hënës nga merr dhe emrin.

ISCHIA – Është një nga ishujt më të mëdhenj të arkipelagut të gjirit të Napolit. Plazhet e tij plot rërë dhe ujërat termalë, e bëjnë atë një destinacion mjaft popullor për të kaluar pushime të paharrueshme nga turistët që dynden në çdo sezon të verës.

KAPRI – Sipas legjendës, Kapri ishte shtëpia e sirenave, të cilat tërhoqën marinarët me këngët e tyre, por që i dënuan ata të mbyten. Një nga ‘xhevahirët’ e ishullit, përveç shkëmbinjve të famshëm, është Grotta Azzurra, i cili arrihet vetëm me anije në disa momente të ditës, i njohur për efektet e tij fantastike të dritës.

PROCIDA – Më i vogli nga tre ishujt partenope. Më pak i njohur nga ‘motrat e mëdha’, Kapri e Ischia, ai është i përsosur për ata që janë në kërkim të qetësisë dhe relaksit. Ishulli ofron plazhe, fshatra piktoreskë dhe monumente për t’u vizituar, si Kisha e Shën Mikeles.

FAVIGNANA – Është më i madhi i ishujve Egadi, rreth 7 km nga brigjet perëndimore të Sicilisë, mes Trapanit dhe Marsalas. Emri i tij vjen nga era e nxehtë e ardhur nga perëndimi, e cila përplaset shpesh në ishull. Ka një det të mrekullueshëm dhe ka aromë mesdhetare.

PANTELLERIA – Shtrihet për rreth 80 km² dhe gjendet 110 km në jug-perëndim të Sicilisë dhe 70 në veri-lindje të Tunizisë. Ishulli ka një origjinë vullkanike siç dëshmojnë shkëmbinjtë e tij të ashpër dhe të zinj. Shpërthimi i fundit ka ndodhur në vitin 1981, por që atëherë ka pasur episode të vogla të rishfaqjes së vullkanit.

MADDALENA – I vendosur përpara brigjeve veriore të bregdetit të Sardenjës, është ishulli më i madh i arkipelagut me të njëjtin emër, ku bëjnë pjesë edhe Spargi, Budelli, Caprera, Santo Stefano, sa për të cituar disa. I gjithë arkipelagu është një mrekulli e vërtetë e natyrës, me detin kristal dhe të qartë, plazhe me rërë të bardhë dhe shkëmbinj të rrumbullakët, të cilët e kanë kthyer atë në një prej atraksioneve më të mëdha të Sardenjës.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤