Ivanka Trump mund të marrë drejtimin e Bankës Botërore?

Pas dorëheqjes së shefit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, mund të bëhet pasuesja e tij.

Gazeta e njohur, Financial Times shkruan se 37-vjeçarja Ivanka Trump është kandidate për të drejtuar Bankën Botërore.

Krahas saj, kandidate ëshët edhe Nikki Haley, ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuar.

Po ashtu në listë është edhe drejtuesi i USAID, Mark Green.

Ivanka Trump është një nga këshilltaret e ngushta të babait të saj.

Ajo ka studiuar shkenca ekonomike dhe është marrë me disa projekte të Bankës Botërore.

Tradicionalisht në krye të BB qëndron një shtetas amerikan, kurse në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar qëndron një europian.

Deri në mes të prillit pritet që të zgjidhet drejtuesi i BB.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

logo-madam-mapo-png-e  mapo1   revista-mapo
¤